Panorama Sport (Albania)

Shifrat, Bajerni kampion nëse luheshin vetëm 45'

Portieri dhe mbrojtja, pika më e dobët e ekipit

- SHUMË GOLA TË PËSUAR PORTIERI DHE MBROJTJA, NË SHËNJESTËR

Plot 12 pikë ka lënë Bajerni i Mynihut në 45 minutat e dyta. "Shumë pikë", kritikoi pas ndeshjes në Leverkusen, trajneri Niko Kovaç. A është skuadra pas pushimit shumë neglizhent­e? "TZ" mendon që po.

Topi është i rrumbullak­ët dhe ndeshja zgjat 90 minuta. Kjo është e qartë për të gjithë. Kjo është ajo që po shkakton te skuadra e Bajernit problemet më të mëdha. 15 nga 23 golat e pësuar, bavarezët i kanë marrë pas pushimit të pjesës së parë. Fakt është: tri herë kanë arritur të dorëzojnë avantazhin nga pjesa e parë kampionët e Gjermanisë. Kjo u vu re edhe nga trajneri kroat. "Po krijojmë një filozofi të gabuar teksa kur kalojmë në avantazh, mendojmë që e kemi të fituar ndeshjen. Por kjo nuk funksionon. Duhet të sulmojmë përgjatë gjithë 90minutësh­it".

KAMPION, VETËM NË 45 MINUTAT E PARA

Kur u hedh një vështrim statistika­ve, krijon idenë se trajneri ka të drejtë. Nëse i hedh një sy 45 minutat e para, mund të dallosh qartë se bavarezët janë në rrugën e duhur drejt fitimit të titullit. Me 8 pikë më shumë se skuadra e Borusias së Dortmundit. Por nëse do të marrim vetëm ato 45 minutat e dyta, gjendja është krejt ndryshe. Aty kampionët e Gjermanisë janë gjashtë pikë prapa verdhezinj­ve. Në realitet, bavarezët renditen në vendin e tretë me shtatë pikë më pak se Borusia.

Një sinjal alarmi për trajnerin Kovaç dhe skuadrën e tij është edhe numri i shumtë i golave të pësuar. Në pesë ndeshje, skuadra ka pësuar plot tre gola për takim. Në Dortmund, Bajerni shpërdoroi avantazhin 0-1, duke u mundur 2-3. Ndaj Dyseldorfi­t ishte një tjetër paraqitje e shëmtuar. Pasi kaluan në avantazhin 3-1, skuadra e ardhur nga kategoria e dytë gjermane arrin të barazojë shifrat vetëm pak minuta nga fundi, duke marrë një barazim të vlefshëm në "Allianz Arena". Ndeshja ndaj Leverkusen­it nuk ishte gjë tjetër, veçse një konfirmim i gjendjes së skuadrës. Pasi shënuan të parët me anë të Leon Goreckës, Bajerni u shthur në pjesën e dytë, duke pësuar plot tre gola për 45 minuta. "Duhet të sulmojmë dhe të mbrohemi të gjithë së bashku", ishin fjalët e trajnerit pas ndeshjes. 12 pikë të lëna nuk janë pak kur ndodhesh në një situatë të tillë.

Të pretendosh që Sven Ulraish është e keqja e Bajernit, është disi e tepruar. Në ndeshjet e lartpërmen­dura, portieri i dytë i skuadrës bavareze ka qenë prezent vetëm në Leverkusen. Duke mos llogaritur ndeshjen e fundit në Berlin, të gjithë golat, edhe pse nuk i janë faturuar kapitenit Nojer, nuk e shfajësojn­ë atë direkt nga përgjegjës­ia. Ky është sezoni më i dobët i tij që kur erdhi nga Shalke. Statistika­t flasin kundër Manuelit, i cili prej dy javësh nuk luan me skuadrën për shkak të një dëmtimi në gishtin e dorës. Para tij qëndrojnë një pjesë tjetër lojtarësh. Mats Humels dhe Zherom Boateng janë dy lojtarët që ndodhen në bankën e të akuzuarve. I vetmi që shpëton është Niklas Zyle. I riu gjerman ka treguar stabilitet në pozicionin e tij, ndryshe nga Humels dhe Boateng. Ky i fundit është lënë jashtë në dy ndeshjet fundit. Gabimi i fundit në ndeshjen ndaj Hertës mund t'i kishte kushtuar Bajernit kualifikim­in për në 1/8. Mats Humels nuk largon një top në zonë, duke ia dhuruar kundërshta­rit, i cili barazon shifrat. Fati ishte me Humelsin, që gjeti shpëtim te goli i Kinglsei Komanit, i cili vulosi takimin në kohën shtesë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania