Panorama Sport (Albania)

Kthehet Trashi, Partizani u jep fund provave

Nga prurjet e dimrit, vetëm Rexhepi ka gjetur hapësirë

- ILIR CARA

Pjesa e dytë e sezonit ka nisur me ndryshime të lehta në rreshtimin e Partizanit në fushën e lojës. Rezultati i ndeshjes së parë në Kupë i dha mundësi trajnerit Skënder Gega, që në sfidën e kthimit me Kastriotin të bënte disa prova teknike përpara duelit të nesërm me krutanët, takim i vlefshëm për javën e 21-të të kampionati­t ....

Pjesa e dytë e sezonit ka nisur me ndry shime të lehta në rreshtimin e Partizanit në fushën e lojës. Rezultati i ndeshjes së parë në Kupë i dha mundësi trajnerit Skënder Gega, që në sfidën e kthimit me Kastriotin të bënte disa prova teknike përpara duelit të nesërm me krutanët, takim i vlefshëm për javën e 21-të të kampionati­t. Javën e shkuar, të kuqtë vuajtën për të marrë fitoren, 1-0, në fushën e Kamzës. Në këtë takim mungoi Lorenc Trashi, për shkak të kartonit të kuq që mori ndaj Skënderbeu­t. 26-vjeçari e ka shlyer dënimin dhe kthehet si titullar ndaj Kastriotit. Për këtë takim, trajneri Gega nuk ka të gatshëm vetëm Ardit Hilën, të cilit i duhet pak kohë që të rikuperohe­t nga dëmtimi që ka pësuar në shpatull. Me rikthimin e Trashit pritet që Partizani të heqë dorë nga eksperimen­tet. Trajneri Gega ka dhënë prova se beson te grupi që i garanton suksesin, ndaj edhe ndryshimet kanë qenë të pakta në formacion në pjesën e parë të sezonit. Lum Rexhepi ka qenë i vetmi nga përforcime­t e janarit, që ka gjetur menjëherë hapësirë në ekip, gjë e cila pritet të ndodhë edhe nesër ndaj Kastriotit. Siguria që ka dhënë Rexhepi në qendër të mbrojtjes me Belicën ka bërë që Atanda të avancojë përpara, duke ushtruar rolin e një mesfushori shkatërrue­s, duke plotësuar boshllëkun e lënë nga dëmtimi i Hilës. Rubin Hebaj ka bërë mirë në dy ndeshjet e Kupës me Kastriotin, por gjasat janë që nesër Partizani të luajë pa pikë referuese në sulm, duke ua besuar ofensivën Bardhit, Asanit, Malës dhe njërit mes Mensah dhe Lukasit. Gjithsesi, ndeshja e së mërkurës tregoi se përveç Hebajt, edhe Mensah me Çinari janë gati në çdo moment.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania