Panorama Sport (Albania)

Martini, tifozëve të kuq: Inshallah dilni kampionë!

-

Problemati­ka që doli në pah para ndeshjes së javës së shkuar mes Kamzës dhe Partizanit, ku 7 titullarë të kamzalinjv­e bojkotuan ndeshjen për rroga të pashlyera, u quajt si një skenar nga ishfutboll­isti Edi Martini. Shkodrani e ka quajtur si pakt mes dy ekipeve, që çuan vjet në rrëzimin e Vllaznisë. Martini parashikoi që titullarët e Kamzës do të ishin në fushë ndaj Vllazninë në ndeshjen e Kupës dhe ashtu ndodhi. Por më parë i është kundërpërg­jigjur presidenti i Kamzës, Naim Qarri. Më pas, Martini ka pohuar për “Panorama Sport”, se nuk dëshiron të flasë më gjatë për kampionati­n shqiptar, pasi do të bëhej i keq me gjithë Shqipërinë dhe mund të bëhej “kokë turku”. Por debati ka vijuar edhe dje, duke u orientuar në një pistë tjerë, kësaj radhe mes shkodranit dhe tifozëve të kuq me komente në rrjetet sociale. Pas eliminimit të Vllaznisë nga Kamza, ku golin e shënoi mbrojtësi i Partizanit i huazuar te kamzalinjt­ë, një tifoz e ka ngacmuar Martinin me një status: “Edi Martini, lojtari i Partizonit, Eno Bitri ju nxori nga Kupa. Vazhdo të flasësh akoma për ne!”. Më pas vjen përgjigjja e Martinit: “Haha. Edhe ju ta gëzoni kualifikim­in se Hebaj e Çinari i kishin bo golat”. Më pas hapet diapazoni i komenteve, ku Martini pohon se gjithnjë ka kritikuar fenomenet, madje edhe kryebashki­aken Voltana Ademi për administri­min e Vllazninë. Në fund, Edi Martini e mbyll shkëmbimin e komenteve me tifozët e Partizanit, me një urim të papritur: “Inshallah dilni kampionë, për ju dhe Skënder Gegën!”.

 ??  ??
 ??  ?? Faksimile të debateve të Edi Martinit me tifozët e Partizanit në “Facebook”
Faksimile të debateve të Edi Martinit me tifozët e Partizanit në “Facebook”
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania