Panorama Sport (Albania)

Ramadani: Largimet na prishën punë, por Luftëtari do mbijetojë

Donte të largohej në janar, kapiteni: Tiranën e kam në zemër

- Tomor Shehu

Kapiteni i Luftëtarit, Behar Ramadani, është pa dyshim një nga pikat më të forta të bluzinjve në mesfushë. Me Albano Aleksin para mbrojtjes, 30vjeçari ka rezultuar si një digë e pakalueshm­e. Kapiteni në një intervistë të dhënë enkas për “Panorama Sport” e thotë hapur se fitorja ndaj Flamurtari­t është detyrim, ndërsa tregohet i sinqertë kur thotë se oferta që i erdhi nga Tirana gjatë merkatos e joshi.

Fituat në Laç dhe u kualifikua­t në Kupë, mund të themi tashmë që Luftëtari është “ringjallur”?

Fitorja ndaj Laçit ishte shumë e rëndësishm­e, po ashtu edhe kualifikim­i për në çerekfinal­et e Kupën e Shqipërisë. Nuk e them dot me siguri që fitorja në kampionat na “ringjalli”, por pa dyshim që ishte një trepikësh me shumë vlera për vazhdimësi­në. Përveç lojës dhe pikëve, ekipi dukshëm tregoi karakter dhe shpirt gare. Ne vinim nga humbja 1-5 në fushën tonë me Kastriotin dhe ishim të bindur se s’do ta kishim kaq të lehtë fitoren, aq më shumë kur bëhet fjalë për një kundërshta­r të fortë siç është Laçi, sidomos në shtëpi. Sigurisht, kalimi i turit është një arsye më shumë që ne të luftojmë deri

në fund të këtij kompeticio­ni.

Sa keni ndryshuar me Ahmatajn në krye të pankinës?

Si çdo trajner, edhe profesor Ahmataj ka idetë e veta për futbollin. Ai (trajneri) po punon shumë që t’i përcjellë idetë sa më thjeshtë te ne, në mënyrë që t’i kapim sa më shpejt, pasi koha nuk është në favorin tonë. Disa gjëra i kuptuam dhe i realizuam edhe në Laç, të cilat na ndihmuan të shpreheshi­m mirë në fushën e lojës dhe në atë fitore të çmuar.

A ju kanë dobësuar largimet e janarit dhe si ju duken afrimet e reja?

Është një pyetje e vështirë për t’i dhënë përgjigjen e duhur. Megjithatë, duhet pranuar se merkatoja në dalje pa dyshim që na prishi punë. Por klubi është munduar të kompletojë ekipin me lojtarët që kishim nevojë. Për afrimet e reja është shumë shpejt të flasim, pasi kërkojnë kohë për t’u ambientuar. Me afrimet e fundit dhe me dy-tri rikthime nga dëmtimet do të jemi më të kompletuar. Gjithsesi, ne më të vjetrit do mundohemi t’ua bëjmë më të lehtë përshtatje­n.

Ju ishit një ndër lojtarët që mendonit largimin në janar, çfarë ju bëri të ndryshonit mëndje?

Në situatën që u krijua në dhjetor, duke parë largimet e disa lojtarëve, edhe unë vendosa të largohesha. Për më tepër, kur një klub si Tirana, që e kam për zemër, tregoi interes të veçantë për shërbimet e mia si mesfushor. Fola me drejtuesit dhe ishte e pamundur që unë të largohesha, ndaj edhe vendosa të qëndroj këtu.

Lufta për mbijetesë po bëhet edhe më e ashpër, sa përcaktues­e do të ishte një fitore kundër Flamurtari­t?

Flamurtari është një ekip i fortë, që nuk mundet kollaj. Nuk na interesojn­ë fare problemet e tyre, pasi ato s’po i shfaqin fare në fushën e lojës. Duhet të jemi me këmbë në tokë, të punojmë fort që të dalim sa më shpejt nga kjo situatë. Me trepikëshi­n e Laçit s’kemi bërë asgjë. Normalisht që objektiv kemi marrjen e fitores në shtëpi, pasi luajmë në fushën tonë.

Nisur nga pozicioni aktual në klasifikim, e mendoni rënien në Kategorinë e Parë?

Besoj se me shumë punë dhe pak fat do të mbetemi pjesë e Superiores edhe për vitin tjetër. Me cilësitë brenda grupit dhe përkushtim­in e të gjithëve, Luftëtari do të mbijetojë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania