Panorama Sport (Albania)

Idrizi: Do shlyej të gjitha rrogat

“Gjyqtarët cipëplasur, tani u bënë edhe syplasur. Ishte poshtërim edhe ndaj trajnerit”

- ERMAL SIKA

Ç ështja e pagave drejt zgjidhjes. Lajmi është konfirmuar dje ekskluzivi­sht për “Panorama Sport” nga administra­tori Sinan Idrizi. Ai tha se këto ditë lojtarët do të marrin rrogat e prapambetu­ra. Por, kreu i klubit la të kuptohej se ky do të jetë viti i fundit që kompanitë turke do administro­jnë Flamurtari­n, nëse Këshilli Bashkiak nuk i kthen paratë e borxheve të prapambetu­ra që ka shlyer deri më sot. “Këto ditë do shpërndahe­n rrogat e prapambetu­ra që kemi ndaj lojtarëve. Ne edhe këtë vit do ta bëjmë detyrën tonë. Vitin tjetër do të shikojmë. Nuk mund të vazhdohet më kështu, pasi nuk ka rregulla loje. Ore, çfarë bëjnë këta këshilltar­ët bashkiakë? Pse nuk mblidhen? Kam tre muaj që u kam dërguar letër dhe asnjë nuk reagon. Flamurtari nuk është i imi, është një aset i të gjithëve. Kaq të pandjeshëm qenkan këta. Nuk dua asgjë tjetër, dua vetëm lekët që unë kam paguar dhe që, në fund të fundit, nuk janë as borxhet e mia. I pagova për të ndihmuar klubin dhe për t’u mos penalizuar me heqje pikësh. Por, këta nuk ta dinë! Ore, do i dalë njeri për zot kësaj situate? Kaq të vështirë e kanë të më kthejnë një përgjigje? Nuk dua gjë tjetër unë, vetëm një përgjigje të letrës që kam shkruar. T’i japin këto lekë për Flamurtari­n, pasi unë me ato paguaj ekipin për një vit. Mirë një ‘faleminder­it’ që nuk më thonë, por as një përgjigje nuk më kthejnë dot. Nëse nuk i japin lekët, ta thonë, por jo kështu. Dua edhe unë t’i raportoj para bordit nëse nuk m’i japin. Unë nuk po u them më jepni ju lekë nga arka e bashkisë. Më jepni lekët e mia! Një lek nuk i jam borxh këtij shteti! Një lek nuk kam harxhuar nga taksat e qytetarëve. Në këto kushte nuk mund të punohet më. Siç thashë edhe këtë vit ne do të bëjmë detyrën tonë dhe këto ditë do t’ua japim lojtarëve pagat e prapambetu­ra. Vitin tjetër pastaj, të shohim!”, kështu e nisi deklaratën e tij kreu i klubi, duke paralajmër­uar largimin nga Flamurtari nëse bashkia nuk reagon.

ELIMINIMI NGA KUPA

Sinan Idrizi komenton edhe eliminimin nga Kupa e Shqipërisë. Administra­tori vlerëson ekipin, por sulmon gjyqtarët. Ai thotë se arbitrave u ka plasur me kohë cipa, por tashmë edhe sytë. “Unë e kam thënë që këta djem e respektojn­ë fanellën. Ekipi është ne lartësinë e duhur. U eliminuam nga Kupa e Shqipërisë, por do të shikojmë përpara. Kjo nuk erdhi nga loja që ekipi zhvilloi në fushë, pasi reagoi mjaft mirë dhe e bëri detyrën. Gjithçka është vepër e disa cipëplasur­ve (u referohet gjyqtarëve). Në fakt, cipa u ka plasur me kohë dhe mirë është të thuash se janë syplasur. E dini një shprehje që ne vlonjatët themi, ‘të plaçin sytë’, këtyre u kanë plasur tani. Por ajo që bënë ishte edhe një poshtërim për trajnerin. Ai punon, stërvit ekipin dhe shiko çfarë bëjnë syplasurit! Nuk di çfarë të them për këta. Është e njëjta histori. Jam pa fjalë!”, përfundon Idrizi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania