Panorama Sport (Albania)

Sinella “leksione” për golin, Dimo: Kthehemi në Kavajë

Egnatia/ Mesfushori: Rival kemi vetëm... veten

- Aldo Buzi

Pasi mbyllën llogaritë me Kupën e Shqipërisë, rrogozhina­sit kanë nisur të mendojnë për Besën. Grupi nuk do të udhëtojë i plotë në këtë transfertë, ndërsa kujtojmë që mbrojtësit Rexhepi është i pezulluar pas kartonit të kuq që mori me Orikumin. Seanca e djeshme nisi me ushtrime që i shërbejnë anës fizike e taktike dhe u mbyll me një ndeshje kontrolli. Nga fillimi e deri në fund, ndërhyrjet e Bledar Sinellës ishin të shpeshta. Trajneri nuk do më blofe, ndaj edhe kërkonte më shumë saktësi në pasim, goditje dhe mbi të gjitha finalizim. Pas përfundimi­t të stërvitjes, në një deklaratë të dhënë për “Panorama Sport”, mesfushori Amarildo Dimo deklaroi se Egnatias nuk i lejohen më hapat falas, ndaj do të udhëtojë vetëm për maksimumin në Kavajë. “Jemi duke u stërvitur me intensitet të lartë në kuadër të sfidës me Besën, që do luajmë të shtunën në Kavajë. E vlerësojmë maksimalis­ht kundërshta­rin për traditën dhe përbërjen që ka, por ne në Kavajë do luajmë shanset tona. Nuk na lejohen më hapa fals, pas asaj humbjeje me Orikumin. Do ishte bukur nëse do kishim të pranishëm në stadium edhe tifozët, që na motivojnë së tepërmi kudo që kemi luajtur drejt sukseseve. Kam besim të plotë se me lojtarët cilësorë që kemi dhe me pak kujdes do ta kalojmë në mënyrën më të mirë këtë duel që na rezervon kalendari. Tashmë humbja me orikasit është lënë pas dhe na duhet të bëjmë llogaritë për vazhdimësi­në pozitive. Edhe pse kemi bërë gjysmën e rrugës, kemi ende punë. Por, duhet ta dinë të gjithë se Egnatia ka rival vetëm veten dhe askënd tjetër. Golat? Gjithmonë kur më është krijuar mundësia, nuk kam zhgënjyer si në miqësore dhe në kampionat”, u shpreh fieraku.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania