Panorama Sport (Albania)

Lushnja-Elbasani, kur Sigurimi burgosi tifozët

Xhavit Sefa: U përleshën lojtarët e tifozët, ishte çmenduri

- ALBAN ALUSHI

Pas eliminimit nga Kupa, Lushnja është përqendrua­r e gjitha te ndeshja me Elbasanin, që do ta luajë nesër në stadiumin “Roza Haxhiu”. Verdhejesh­ilët ndodhen në vendin e pestë, me pikë të barabarta me Orikumin dhe objektivi i vetëm është fitorja. Në një deklaratë të dhënë për “Panorama Sport”, ish-trajneri Xhavit Sefa i bën prognozën këtij 90-minutëshi dhe nuk ngurron që të kthehet pas në kohë dhe tregojë një ngjarje skandaloze të 54 viteve më përpara. “Është shumë e qartë. Pozita në tabelë i imponon Lushnjës fitoren në ndeshjen e së shtunës. Ekipi ka lojtarë me shumë eksperienc­ë dhe luan në shtëpi. Është favorite për të marrë tri pikë, në një ndeshje që i duhet”, kështu e nis fjalën e tij “timonieri” i lushnjarëv­e. 10 VJET PA U TAKUAR NË ELITË

Lushnja dhe Elbasani janë takuar për herë të fundit në Kategorinë Superiore në sezonin 2008-2009. Më pas, përballjet janë zhvilluar të gjitha në Kategorinë e Parë. Më 9 maj ka qenë e fundit përballje në elitë. Takimi i luajtur në “Roza Haxhiu” përfundoi pa gola dhe të dyja skuadrat zbritën një kategori më poshtë. “Është një moment i një krize të jashtëzako­nshme për dy skuadra tradiciona­le dhe historike të futbollit shqiptar. Duke shprehur keqardhjen për Elbasanin, dua të them se te skuadra e Lushnjës ndikon shumë negativish­t mungesa e sponsorit. Në situatën aktuale pamë që klubi i Lushnjës nuk bëri asnjë përforcim të vetëm. Nga 4-5 futbollist­ë që u duheshin, verdhejesh­ilët nuk morën qoftë dhe një lojtar. Mungojnë donatorët që të mbajnë peshën kryesore financiare. Nga ana tjetër, Bashkia e Lushnjës është përgjegjës­ja direkte që skuadra e Lushnjës stërvitet në ato terrene. Kjo ndikon negativish­t në javën përgatitor­e të skuadrës. Nuk është marrë asnjë masë që buxheti për futbollin të kthehet në investime. Për pasojë, skuadra e Lushnjës rri në nivelin e dytë”, ka theksuar Sefa, duke analizuar gjendjen e ekipit pas merkatos së janarit. SKANDALI I VITIT 1965

Në sezonin 1964-1965, Lushnja dhe Elbasani regjistrua­n një moment të pazakontë për kohën. Në ndeshjen e fazës së dytë të luajtur në “Roza Haxhiu”, plot 54 vite më parë, kur Traktori i asaj kohe kryesonte 1-0 përballë Labinotit (Elbasani i viteve të sotme) me golin e Xhavit Sefës, futbollist­ët dhe tifozët u përfshinë në një sherr masiv, që u shoqërua më pas me arrestime dhe burgosje. “Luanim

në Lushnjë dhe papritur nisi një zënkë masive midis lojtarëve. Gjithçka degjeneroi me grushte, shkelma, goditje të ndërsjella. U përfshinë edhe tifozët e të dyja palëve, duke pushtuar fushën e lojës. Ka qenë një rrahje masive. Një kaos i vërtetë. Mbaj mend që kam marrë një goditje në kokë. Ndeshja u ndërpre rreth mesit të pjesës së dytë. Më vonë, mësuam që të dyja skuadrat kanë humbur 0-3. Mësuam që, ish-Sigurimi i Shtetit ka arrestuar dhe burgosur tifozë nga të dyja palët. Për kohën ishte një rast i papreceden­të”, ka përfunduar Xhavit Sefa.

 ??  ?? Xhavit Sefa, ish-trajneri i Lushnjës
Xhavit Sefa, ish-trajneri i Lushnjës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania