Panorama Sport (Albania)

Vetëm 1 fitore gjatë dekadës së fundit, Balla: Marrim pikë

Sulmuesi: Ia dalim, nuk kemi diferenca

- Vladimir Mema

Elbasani shpreson të dalë me një rezultat pozitiv këtë fundjavë, teksa do të jetë mysafir në “Roza Haxhiu” për t’u përballur me vendësit e Lushnjës. Humbja në startin e këtij viti ndaj Besës duket se është lënë pas dhe vëmendja është përqendrua­r totalisht te java e 16-të. Si ndeshje transferte, elbasanasv­e u bën punë edhe një barazim, ndonëse për llogaritë e mbijetesës vetëm fitorja do të ishte shpresëdhë­nëse. Në një prononcim për “Panorama Sport”, sulmuesi Kejdi Balla u shpreh se nuk do të dalin pa pikë. “Për hir të së vërtetës, nuk i kemi pikët e duhura në kampionat dhe ndodhemi në zonën e rrezikut. Megjithatë, gjatë këtij kampionati kemi treguar se mund të zhvillojmë ndeshje të mira dhe të marrim fitoren, pasi mundësitë nuk na mungojnë. Me Lushnjën shpresojmë të marrim një rezultat pozitiv dhe të përsërisim ndeshjen e fazës së parë, kur edhe morëm pikën e parë për këtë kampionat. Nuk shoh diferenca të mëdha midis skuadrave, ndaj do hyjmë në fushë për të marrë maksimumin. Duhet të kemi edhe fatin me vete dhe kam besim se do të dalim me pikë nga kjo ndeshje”, u shpreh në prononcimi­n e tij për gazetën sulmuesi. Me Elbasanin që renditet në vendin e parafundit me 10 pikë, rëndësi ka që të mos dalin duarbosh nga Lushnja. Kujtojmë që gjatë fazës së parë morën një barazim të çmuar përballë këtij kundërshta­ri, ndaj besojnë se mund të përsërisin një gjë të tillë edhe në këtë 90minutësh. Gjatë dekadës së fundit (nga viti 2009), verdheblut­ë numërojnë vetëm një fitore ndaj lushnjarëv­e, konkretish­t atë të 16 prillit 2016, në shifrat 2-3. Gjashtë fitore i përkasin kundërshta­rit, ndërsa 7 ndeshje të tjera janë mbyllur në barazim.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania