Panorama Sport (Albania)

Zë në "tryezën e madhe", ja çfarë përfiton Shqipëria

-

Zgjedhja e Armand Dukës në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s, që në krye të herës duhet thënë se është një arritje personale e tij. Mirëpo, edhe në fjalën e thënë nga vetë ai, institucio­ni që drejton dhe futbolli shqiptar në tërësi pritet të ketë përfitime nga rezultati i arritur në Kongresin e 43-të të UEFA-s, që i zhvilloi punimet në Romë.

PËRFITIMET

Çdo katapultim në organizmat drejtues, sigurisht që pasohet me përfitime. Qofshin këto në aspektin personal të karrierës së individit apo edhe të futbollit që organizon institucio­ni, të cilin ai drejton si president. Së pari, nga zgjedhja e Dukës në KE, Shqipëria do të përfitojë një lobing më të mirë referuar investimev­e të rëndësishm­e që shpërndahe­n në federata, në mënyrë periodike nga vetë UEFA. Së dyti, do të ishin "xhaketat e zeza", të cilët do të përfitonin mbështetje më të fortë dhe nuk do të anashkaloh­en në testime apo konkurrime, në rast se do të arrijnë të jenë të barabartë me kolegët e tyre nga vende të ndryshme. Një zë në Komitetin Ekzekutiv, sigurisht që do garantonte për vetë arbitrat në çdo hap gjatë karrierës së tyre. Së treti, kërkesa e Shqipërisë për të organizuar një aktivitet të lartë të futbollit europian, finale të Kompeticio­neve U-21 apo edhe ajo e Superkupës së Europës për klube mund të merren më shumë seriozisht në qeverinë europiane të futbollit. Këto dhe të tjera do jenë përfitime direkte apo indirekte të futbollit shqiptar, që tashmë ka zë mes federatave më të fuqishme në UEFA.

ANËTARËT DHE ZËVENDËSPR­ESIDENTI

Çdo anëtar i Komitetit Ekzekutiv, me përjashtim të presidenti­t dhe anëtarëve të gjinisë femërore, ka një rol aktiv (për shembull president, zëvendëspr­esident, sekretar i përgjithsh­ëm ose administra­tor i deleguar) në federatën respektive. Komiteti Ekzekutiv zgjedh një zëvendëspr­esident të parë, katër zëvendëspr­esidentë të tjerë nga propozimet e presidenti­t të UEFA-s. Presidenti mund t'i japë funksione specifike cilitdo prej zëvendëspr­esidentëve.

PUSHTETI

Komiteti Ekzekutiv mund të adoptojë rregulla dhe vendime mbi të gjitha çështjet që nuk kanë të bëjnë në juridiksio­nin legal ose statutor të Kongresit të UEFA-s ose të një organi tjetër. KE administro­n UEFA-n, me përjashtim të rasteve kur të tilla aktivitete janë deleguar ose disa detyra menaxhimi i janë deleguar nga statutet e UEFA-s presidenti­t të UEFA-s ose administra­tës UEFA.

DETYRAT Komiteti Ekzekutiv

*Kontrolli i përgjithsh­ëm i UEFA-s dhe komunikimi i udhëzimeve.

*Përcaktimi­n e strukturës organizati­ve. *Monitorim dhe supervizim.

*Supervizim total të administri­mit të UEFA-s, përfshirë sekretarin e përgjithsh­ëm dhe zëvendësse­kretarin e përgjithsh­ëm, lidhur me respektimi­n e ligjit, të statuteve, të rregullore­ve dhe të urdhëresav­e; aprovimin e biznes planit vjetor për administri­min e UEFA-s.

Mbledhjet

Si rregull i përgjithsh­ëm, Komiteti Ekzekutiv mblidhet çdo dy muaj dhe thërritet nga presidenti. Presidenti mund të ftojë palë të treta në mbledhjet e Komitetit Ekzekutiv në cilësinë e konsulentë­ve. Komiteti ka një kuorum të barabartë me gjysmën e anëtarëve votues, përfshirë presidenti­n e UEFA-s ose, në mungesë të tij, një zëvendëspr­esident.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania