Panorama Sport (Albania)

“Rilindja” e Naingolani­t, 4 kg më pak dhe më shumë stërvitje

Belgu ka ndryshuar zakonet për të rimarrë formën

-

Rruga është shumë e gjatë dhe në "malore". Por, Razha Naingolan po bën gjithçka për të mos pasur pengje. Kundër Bolonjës, në fazën e parë, shënoi golin e parë me Interin; po kundër kuqebluve, në humbjen famëkeqe të së dielës së mbrëmje, belgu shfaqi sinjalet e para të "zgjimit": fanellë titullari dhe 68 minuta në fushë, koha më e gjatë nga transferta në fushën e Kievos më 22 dhjetor. Me disa kontraste të fituara, disa lëvizje më të vendosura: një paraqitje në nivelet e pritura, pavarësish­t një pjese të pasimeve të gabuara. Por, "Ninxha" i ditëve të sotme duket shumë ndryshe nga lojtari që përpara Krishtlind­jes u pezullua nga klubi pas sjelljes së radhës jashtë rregullave. Përpara së gjithash në stërvitje dhe në jetën e përditshme, pika e parë në atë "pakt nderi" mes burrash të "firmosur" së bashku me Marotën dhe Spaletin gjatë pushimeve.

I DOBËSUAR - Dhe rezultatet janë të dukshme: në fund të 2018-ës kishte shtuar peshë, me së paku 4 kilogramë të lënë rrugëve falë një pune të personaliz­uar në "Appiano Gentile" dhe me një dietë më rigoroze. Edhe për këtë arsye trajneri gjatë këtyre javëve nuk e ka braktisur asnjëherë, përkundraz­i. Spaleti ka qenë i pari që e kërkoi verën e kaluar dhe i pari që tani po e mbron: "Razha duhet rikuperuar, ka pasur një numër të madh dëmtimesh dhe nuk është stërvitur me vazhdimësi. I nevojiten më shumë minuta, do reagojë. Jam i bindur që do tregojë se përse e kemi dashur". I njëjti koncept u përsërit nga Xhuzepe Marota: "Razha nuk është në formë të shkëlqyer, flet ditë pas dite me Spaletin, por duhet të nxjerrë në pah profesiona­litetin e tij: në atë moment do na dhurojë paraqitje të mëdha". Një shpresë, sigurisht, por mbi të gjitha një bindje e gjithë klubi zikaltër, që përreth Naingolani­t ndërtoi skuadrën për rikthimin në Ligën e Kampionëve: duke shpenzuar 39,2 milionë euro, pa harruar "sakrificën" e talentit Zaniolo. Me rikthimin e mesfushori­t në formë optimale, në pritje që Ivan Perisiç, "rebeli" tjetër, të bëjë të njëjtën gjë, Interi mund të ndihet më i qetë.

NË DYSHIM - Por, rritja fizike e Naingolani­t, i cili për momentin mbetet në dyshim për sezonin e ardhshëm (pavarësish­t një kontrate prej 4,5 milionëshe në vit deri në 2022-shin), duhet të ecë në të njëjtën vijë me pjekurinë psikologji­ke të mesfushori­t: Spaletit i duhet ndihma e secilit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania