Panorama Sport (Albania)

‘Ikardi shembull, jemi miq-armiq’

"Mauro më ka ndihmuar, por dua vend titullari. Me Spaletin jemi sqaruar pas polemikës"

- Përgatiti: LEDIO NASE

Goli vendimtar në ndeshjen InterNapol­i dukej se do të shënonte një pikë kthese të sezonit të Lautaro Martinez. Megjithatë, sulmuesi i ri argjentina­s ishte protagonis­t negativ me penalltinë e humbur kundër Lacios, në Kupën e Italisë, ku në fund skuadra e Spaletit u eliminua. Në një intervistë të gjatë me argjentina­sen "La Nacion", numri 10 interist është përpjekur të shpjegojë vështirësi­të e hasura nga momenti i zbarkimit në Itali.

Na flisni për këtë periudhë të parë si zikaltër.

Kam ardhur këtu vetëm 20 vjeç, në një vend që ndryshon shumë nga Argjentina. Dhe kjo është e rëndësishm­e. Këtu flasim një gjuhë tjetër, jetoj në një mënyrë të ndryshme dhe duhet ta integroj veten. Tifozët dhe njerëzit e klubit më ndihmojnë shumë. Jam në një klub të madh, me kaq shumë lojtarë të mëdhenj, në një sulm të madh. Punoj çdo ditë që të kem një vend në ekip. Stërvitem në të njëjtën mënyrë, edhe në qoftë se nuk do të luaj.

Keni një raport të mirë me Ikardin, si ju ka ndihmuar?

Ai më ndihmoi shumë që në ditët e para me kërkimin e banesës në Milano. Më ka ndihmuar edhe të bëj pazare, të kuptoj disa zakone. Mauro është vënë menjëherë në dispozicio­n tim. Ne kemi një raport shumë të mirë, brenda dhe jashtë fushe. Normalisht, është ai titullari. Por, sigurisht që luftoj në çdo ndeshje për një vend.

Pak më shumë probleme keni pasur me Spaletin, edhe për shkak të një "tweet"-imi të babait tuaj kundër trajnerit.

Midis meje dhe trajnerit çdo gjë është në rregull. I shpjegova Spaletit se babai im ka qenë futbollist, ka lindur në një "dhomë zhveshjeje". Ne jemi një familje me pasion. Babai im e kishte gabim kur shkroi atë "tweet" të famshëm. Është njerëzore, sepse ai ka reaguar për djalin e tij, por gjithçka është mirë. Unë stërvitem dhe pres momentin tim.

Interi ka qenë gjithmonë zgjidhja e parë dhe e vetme. Keni pasur kontakte edhe me Betisin?

Nuk dija asgjë, e kuptova nga lajmet që lexova. Presidenti i Betisit më pyeti për situatën që po kaloj në Milano, por askush nuk më tha asgjë më tepër. Kam menduar gjithmonë për Interin, jam shumë i lumtur këtu. Përpiqem të përfitoj nga mundësitë që trajneri më jep për të arritur objektivat.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania