Panorama Sport (Albania)

Suso e Çalha, ringritja vjen me... krahë

-

Teksa në "Casa Milan" punohet që tani për merkaton e verës, vlen të kujtohet se kualifikim­i për në Champions-in e vitit të ardhshëm, por edhe merkato varen nga krahët e "Djallit". Po flasim për sulmuesit e krahut, sepse dukshëm nuk po e bëjnë detyrën, ndaj jo më kot afrimi më i mundshëm i verës do të jetë një anësor ofensiv. Duke lënë mënjanë Sent Makskimë, për të cilin Nisa nuk jep konfirmime mbi shitjen e ardhshme, aktualitet­i kuqezi merr më shumë rëndësi. Pa bërë lojëra fjalësh, Çalhanoglu dhe Suso janë dy lojtarët më në vështirësi te Milani. Nëse për spanjollin problemet janë të natyrës muskulore, për numrin dhjetë vazhdojnë vështirësi­të për të gjetur shkëndijën, e cila do të ndizte sezonin e tij. KONFIRMIME - Nëse lojtarët me paraqitjet e tyre shtojnë dyshimet, Xhenaro Gatuzo duket se i ka idetë e qarta për dyshen. Ata vijojnë të jenë ndër më të përdorurit e të gjithë organikës, edhe pse sipas trajnerit janë ndër më cilësorët në karakteris­tika. E qartë ose jo, periudha e tyre negative po kushtëzon kuqezinjtë. Manovra e "Djallit" ka humbur rrezikshmë­rinë, teksa të vetmit që po mbajnë skuadrën në vendin e katërt me "shpikjet" e tyre, janë Piontek dhe Paketa. Polaku në daljet e para ka treguar vazhdimësi, por do të ishte utopi mbajtja e vendit të katërt vetëm falë golave të tij. RINGRITJE - Me Kastijehon e Borinin si alternativ­a, rezultatet e Milanit nuk është së kanë pësuar rritje pozitive. Shpëtimi për Gatuzon mund të jetë rikthimi i Bilias. Ai do të zhvendoste nga regjia Bakajokon në vendin e Paketës, duke dërguar kështu braziliani­n më pranë portës, në territore që ai i njeh mirë. Teksa argjentina­si stërvitet rregullish­t, Gatuzo pret një shenjë "hyjnore". Një gol i Çalhanoglu­së ose një e majtë e Susos mund të ndryshonin letrat mbi tavolinën e Milanit. Duke qëndruar në temë, pikërisht në letër, Kaljari duket si provimi i duhur për krahët e sulmit kuqezi. Me gjithë respektin, kuqeblutë mbeten një rival modest, ndaj për Suson e Çalhanoglu­në duke si thirrje e fundit për të shkundur sezonin e tyre dhe rrjedhimis­ht të Milanit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania