Panorama Sport (Albania)

Nuk shënoi ndaj Realit, por Mesi mbetet “mbret” i Europës

-

Kundër Realit të Madridit, trajneri Ernesto Valverde e përdori me pikatore, duke qenë se Lionel Mesi shkeli në fushë vetëm në minutën e 63-të, duke u zëvendësua­r me Kutinjon, pasi rezultati i gjysmëfina­les së vajtjes në Kupën e Mbretit ishte barazuar në shifrat 1-1. Në pjesën e mbetur të lojës, “pleshti” i Barcelonës ngriti adrenalinë­n në fushë, u pa shumë i rrezikshëm, por në fund argjentina­si nuk mjaftoi që të përmbyste shifrat e ndeshjes, ndonëse përdorimi i pjesshëm i numrit 10 erdhi edhe si rrjedhojë e një goditjeje të fortë, që ai mori në ndeshjen e fundit në kampionat, kundër Valencias. Gjithsesi, deri në këtë moment të sezonit, shifrat tregojnë se Lionel Mesi mbetet “mbret” i Europës, për sa u përket golave të shënuar dhe asisteve të dhëna për skuadrën e tij, në pesë kampionate­t më të rëndësishm­e të kontinenti­t të vjetër. Leo numëron 21 gola të shënuar, i ndjekur nga rivali i tij historik, Kristiano Ronaldo, te Juventusi me 17, ndërsa podiumin e kompleton shoku i tij te Barcelona, Luis Suarez me 15 gola. Gjithsesi, ylli i katalanasv­e udhëheq edhe renditjen e asisteve në Europë, atyre pasimeve për gola magjikë, që ai di të ofrojë. Deri tani, Mesi është i pari në kuotën 11, duke u ndjekur nga Eden Hazard i Çelsit me 9 pasime për gol, ndërsa i treti është milanisti Suso me 8 asiste. E vetmja statistika që Mesi humb kryesimin lidhet me mesataren e golave të shënuar për minuta loje. Kjo statistikë sheh në kryesim ish-katalanasi­n Pako Alkaser, tashmë pjesë e Dortmundit me një gol çdo 42 minuta lojë; Kilië Mbapenë e PSG-së me një gol çdo 72 minuta dhe Leo Mesin me një gol çdo 81 minuta.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania