Panorama Sport (Albania)

Guardiola “shet” Krojfin për një grusht para

Klubi e urdhëroi mos t'i hiqte, se i sillnin gjithnjë fat

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Pep Guardiola ka hequr dorë nga kë pucët fatsjellës­e të markës "Johan Krojf", që Mançester Siti e kishte urdhëruar për t'i vishte sezonin e shkuar. Por këtë vit, trajneri katalanas është parë të veshë "Puma" në "Etihad Campus" gjatë stërvitjes, duke hequr dorë nga takat e markës së ishprofeso­rit të tij të futbollit. Këpucët e famshme që mbajnë emrin e legjendës holandeze, u bënë të famshme për publikun anglez kur u shfaqën edhe në dokumentar­in e "Amazon" sezonin e shkuar. Presidenti i Sitit, Khaldon Al Mubarak, shfaqet duke i thënë Pepit që të mos i heqë këpucët e tij fatsjellës­e, ndërsa Siti kishte arritur rekordin e 15 fitoreve radhazi në Premier Ligë. "Këpucët 'Johan Krof'. Legjenda. Prandaj fitojmë. Për Johanin", thotë Guardiola në dokumentar­in "Gjithçka ose Asgjë", që zbuloi sekretet e sezonit të shkuar të "qytetarëve", kur u shpallën kampionë. Por arsyeja përse Guardiola e ka "tradhtuar" mentorin e tij me një palë këpucë "Puma" këtë sezon, është fakti se ai ka një kontratë me gjigantin e veshjeve sportive, të cilët janë gjithashtu të interesuar për t'u bërë prodhuesit e fanellave të kampionëve të Anglisë. Ai u pa të mbante një xhaketë "Puma" edhe gjatë ndeshjes së Ligës së Kampioneve kundër Hofenhaimi­t në dhjetor. Por ai nuk e ka kufizuar veten vetëm te një markë sportive dhe në zonën teknike të Sitit është parë të veshë edhe markat "Dsquared2" dhe "Stone Island". 48-vjeçari po provon që të na tregojë se nuk ishin këpucët e tij të vjetra ato që e shtynë Sitin drejt titullit kampion sezonin e shkuar, duke e mbrojtur titullin edhe këtë vit. Fitorja 0-2 ndaj Evertonit të mërkurën solli rikthimin e "qytetarëve" në krye të klasifikim­it falë golavarazh­it më të mirë se Liverpuli, ndonëse "qytetarët" kanë luajtur një ndeshje më shumë se 18 herë kampionët e Anglisë.

 ??  ?? Guardiola me këpucët 'Johan Krojf'
Guardiola me këpucët 'Johan Krojf'

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania