Panorama Sport (Albania)

Rexhinaldo sherr me Hasanin, tifozët e kanë me Frashërin

-

- Ndeshja Kukësi-Tirana pati shumë tifozë, të cilët të shumtë në numër kishin bllokuar radhën për të blerë bileta. Vetëm pasi nisi ndeshja, u bë e mundur hyrja e gjithë tifozëve në tribuna, të cilat ishin plot e përplot me tifozë të Tiranës. Mbështetës­it e bardhebluv­e ishin të vendosur në dy tribunat kryesore, ndërsa ata të Kukësit në karshi. Ndërsa Kukësi kishte dhe disa tifozë që nuk iu mjaftonte stadiumi, por e kanë ndjekur ndeshjen sipër njërit prej pallateve në afërsi të fushës.

- Presidenti Gjici mbërrin rreth 20 minuta para në tribunën VIP, e kur ajo mbushet mbetet vetëm karrigia bosh e homologut të tij të Tiranës, Refik Halili. Ky i fundit mbërrin vetëm pak çaste para se të niste takimi. Takohet me kreun e klubit verilindor e më pas ulet në vendin e tij.

- Kukësi kishte rivalë plot 5 ish-futbollist­ë të tij në përballjen me Tiranën, Eni Imami, Edon Hasani, Bedri Greca, Marvin Turtulli e Erando Karabeci (i huazuar). I vetmi lojtar që u mbështet nga tifozët verilindor­ë ishte Eni Imami. Ndërsa si ish i Tiranës në radhët e Kukësit ishte vetëm Stivi Frashëri.

- Ka protesta në radhët e tifozëve të Kukësit për rastin e kthimit të topit mbrapa dhe kapjen me dorë të portierit Abibi.

- Në minutën e 16-të acarohet stoli i Tiranës. Ata protestojn­ë për një vendim të arbitrit për prekje të topit me dorë nga Greca në zonën e Kukësit, por anësori i qetëson.

- Tirana po bënte rezistencë gjatë gjysmës së parë të pjesës së parë e reagimi i tifozëve të Kukësit ishte i natyrshëm ndaj ekipit të tyre. Ata e kishin me Shametin duke iu drejtuar: “O inxhinier, karikoje pak ekipin se po flenë këta sulmuesit”.

- Trajneri Cungu në minutën e 30-të nxjerr në nxehmje Rexhinaldo­n, ndërsa Mema nxjerr Kërçikun, Atingën e Kobinën. - Rexhinaldo pritet me ovacione nga tifozët e Kukësit, e mandej Cungu pa Krasniqin në fushë dhe me Rexhinaldo­n në sulm kalon nga 5-4-1 në 4-4-2.

- Sapo nis pjesa e dytë, tifozët e Tiranës të ndodhur në afërsi fizike me portierin e Kukësit, Stivi Frashëri, nisin ta ofendojnë. Madje, hidhet dhe një shishe uji në drejtim të tij, por fatmirësis­ht nuk arrin te gardiani.

- Gjatë pjesës së dytë, shpeshherë trajneri Cungu ka këshilluar me zë të lartë Teqjan për t’u mbyllur, por dhe për ndërhyrjet, pasi ia kishte frikën një kartoni të dytë të verdhë. Ndërkohë kërkon prej mbrojtësve të shërbejnë topa të gjatë për Vasil Shkurtajn. - Tifozët e Kukësit ofendojnë Karabecin, e acarohen me të, por është Rroca ai që qetëson kapitenin e Tiranës.

- Tifozët e Tiranës, shumë entuziastë, gjatë gjithë kohës këndojnë. Por, në momentin që këndojnë himne e shajnë në kor Partizanin, iu bashkohen dhe tifozët e Kukësit, duke përsëritur të njëjtat sharje.

- Mbas minutës së 80-të, kapiteni Ylli Shameti del në ndihmë të sulmit, pasi presioni për fitoren është i madh. Duke marrë miratimin e trajnerit, kapiteni del dhe krijon dy raste, por dalja e tij ndoshta krijoi handikap mbrapa dhe pasiguri te pjesa tjetër e mbrojtjes. Dëshira për të shënuar bëri që verilindor­ët të krijonin dobësi mbrapa dhe për një vendosje jo të mirë pësuan gol.

- Pas shënimit të golit nga ekipi i Tiranës ishte Rexhinaldo që përplaset me Edon Hasanin, e janë tifozët e Kukësit dhe të pranishmit në tribunën VIP që shfryjnë ndaj ish-lojtarit të tyre.

- Në fund të ndeshjes në pankinën e Kukësit, por dhe në dhomën e zhveshjeve nuk “pipëtinte miza”, pasi të gjithë mbetën pa fjalë dhe mjaft të vrenjtur. Humbja bëri që mos të kishte as prononcime për mediat nga lojtarët dhe drejtuesit, përveçse trajnerit Cungu.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania