Panorama Sport (Albania)

Bavarezët, presion Dortmundit në kor: Tani vuajnë më shumë se ne

Myler, Alaba e Hames nisin luftën psikologji­ke

-

Fitorja e Bajernit ndaj Shalkes, shoqëruar me ndalesën e Dortmundit me Hofenhaimi­n, e shkurtoi në vetëm 5 pikë diferencën e kryesuesve me kampionët e Gjermanisë pas javës së 21-të. Dhe tani ata kanë të drejtë të mendojnë për përmbysjen e madhe dhe mbrojtjen e titullit të radhës. Tomas Myler, i cili nuk mori pjesë në fitoren 3-1 ndaj Shalkes në "Allianz Arena", bën një deklaratë kërcënuese ndaj Dortmundit dhe për të shtuar presionin mbi skuadrën e Lusien Favresë mendojnë edhe shokët e tjerë, David Alaba dhe Hames Rodrigez. MYLER - "Jemi sërish në garë", tha Tomas Myler në zonën miks, duke buzëqeshur në lidhje me ngushtimin e diferencës me kreun. Kampioni i botës nuk luajti asnjë minutë, por skuadra nuk e ndjeu aspak mungesën e tij. ALABA - Ndërsa mbrojtësi i rekordmenë­ve, David Alaba, kërkon nga kampionët që nga tani e tutje të ushtrojnë presion më të fortë ndaj rivalëve. "Ngadalë po shkojmë drejt asaj që duam të shkojmë dhe nëse vazhdojmë të jemi të përqendrua­r duke fituar javë pas jave, atëherë në fund do të shohim se ku do të mbërrijmë. Ne duam të ushtrojmë presion ndaj Dortmundit dhe përpiqemi t'i kalojmë. Ky është natyrisht objektivi ynë", deklaroi pas suksesit ndaj bluve mbretërorë mbrojtësi austriak. HAMES RODRIGEZ - Kartën e presionit psikologji­k ndaj Rojsit me shokë e luan akoma më fort Hames Rodrigez, mesfushori kolumbian i Bajernit, i cili pas fitores ndaj Shalkes komentoi edhe ndalesën e verdhezinj­ve me Hofenhaimi­n dhe vizitën që ata do të bëjnë në Mynih: "Në Dortmund e dinë shumë mirë se nuk mund të humbasin pikë të tjera, sepse duhet të vijnë të luajnë edhe këtu. Kështu që nuk jemi nën presion vetëm ne, por edhe ata. Ne jemi gjithnjë nën presion. Mendoj se do të arrijmë të ruajmë një nivel të lartë dhe në këto momente është më shumë Borusia e Dortmundit nën trysni".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania