Panorama Sport (Albania)

Kapiteni Kapiteni i i fundit kampion: kampion: Partizani merr titullin me Gegën

Batuta e Ledio Panos: 8 8 pikë pikë janë janë shumë shumë për për rivalët... rivalët...

- ILIR CARA

Adnand Ocelli ësh të kapiteni i fundit i Partizanit që ka ngritur lart trofeun e titullit kampion. Kjo ka ndodhur në pranverën e 1993-shit dhe, sipas ish-kapitenit, ekipi aktual po sillet si kampion dhe ka besim se në fund të sezonit titulli do të kthehet te Partizani pas një mungese 26vjeçare. Ish-mbrojtësi i të kuqve dhe Kombëtares tregon se çfarë ndryshimi ka skuadra në raport me të shkuarën, si dhe vlerëson punën e trajnerit Skënder Gega, që i ka sjellë Partizanit mentalitet­in fitues dhe shumë gjëra që i mungonin.

Si e vlerësoni ecurinë e Partizanit në këto 21 javë, duke qenë kryesues dhe i distancuar me 8 pikë nga Kukësi?

Partizani po ruan vazhdimësi­në e rezultatev­e pozitive dhe nuk po bën hapa fals. Skuadra ka arritur një ekuilibër dhe po e administro­n me kujdes diferencën e krijuar.

Çfarë shikoni ndryshe te ky ekip në krahasim me sezonet e shkuara?

Ndryshime ka në ecuri, ndonëse grupi është thuajse ai që ishte edhe vjet në pjesën e dytë të sezonit. Tani ekipi është kompakt, më i organizuar, si dhe me një dëshirë më të madhe. Është injektuar mentalitet­i i fituesit dhe të interpreti­mit të drejtë. Ndryshimi duket edhe te maksimumi që skuadra po i merr individit.

Në merkato u fol shumë për afrimin e një "pyke", por ai nuk u gjet... Merkato është një element delikat, sidomos ajo e janarit. E para, duhen lojtarë që i përshtaten lojës që aplikon skuadra. Së dyti, duhen

futbollist­ë të përgatitur dhe të kenë qenë aktiv, plus që të adaptohen sa më shpejt me ekipin. Ndryshe nuk vlen, nëse ai vjen në formë dhe sinkronizo­het në fund të sezonit. Përveç këtyre faktorëve që përmenda, lëvizjet në merkato varen edhe nga financat. Mund të ketë lojtarë të mirë, por që nuk përshtaten, apo lojtarë që përshtaten, por kushtojnë. Të gjitha këto kushtëzojn­ë mundësitë.

Sipas jush, a i duhet ekipit një lojtar i tillë (pykë)?

Them se Partizani ka vepruar me kujdes duke analizuar çdo detaj tjetër. Ecuria aktuale ka treguar se Partizani ka gjetur zgjidhjen e tij në sulm, që ka rezultuar pozitive deri tani. Ka shpërndarj­e të drejtë në realizimin e golave, sipas idesë që kërkon trajneri dhe drejtuesit. Merkato e verës është më e gjerë dhe lëvizjet janë më të mundshme, gjë për të cilën drejtuesit kanë filluar të mendojnë tani, kuptohet nëse e shikojnë të domosdoshm­e. Por, kjo varet edhe nga preferenca­t e trajnerit dhe buxhetit. Deri tani Partizani ka bërë më të mirën e mundshme.

Trajneri Gega në fillim nuk premtoi titull, por tha se do të injektojë frymën e Partizanit të lavdishëm, ku keni bërë pjesë edhe ju. Mendoni se ia ka rritur këtij qëllimi?

Trajneri erdhi me synime të qarta dhe modest në atë që shpreh, por agresiv në atë që mendon dhe po realizon. Trajneri Gega është duke kthyer shumë gjëra në identitet, duke i kthyer atë që i ka munguar prej shumë kohësh ekipit. Vetë pozicioni tregon qartë atë për të cilën trajneri kërkon. Mendoj se gjithçka po shkon si duhet.

Jeni kapiteni që keni ngritur trofeun e fundit, a mendoni se ky ekip është në rrugën e duhur për ta përsëritur sezonin 19921993?

Partizani rritet nga ndeshja në ndeshje dhe krijon besim në vete për të qenë kampion. Këtë ia imponon edhe kundërshta­rit dhe luan me ta si kampion.

A ka pika të dobëta ky ekip dhe çfarë vlerësoni më shumë?

Duke pasur kërkesa dhe objektiva, edhe pse mund të jesh në vend të parë apo të dalësh kampion, sigurisht që ka edhe vend për më mirë. Por, këto studiohen, analizohen dhe realizohen nga stafi dhe drejtuesit. Ndaj, edhe

këto vlerësime po ua lë atyre.

Cili shikoni si rival potencial për Partizanin në 15 javët e mbetura?

Rivalët, edhe pse janë të shkëputur nga kreu, do të ushtrojnë presion që Partizani të gabojë, si dhe për të arritur edhe ata objektivat e tyre. Për mua, në këtë kampionat, aktualisht si rival direkt të Partizanit shikoj Teutën dhe Kukësin. Të tjerat, me problemati­kat e tyre, e kanë zbehur rivaliteti­n.

Duke qenë +8 pikë nga Kukësi, tani a e ka vetë në dorë Partizani titullin dhe nga çfarë duhet të ruhet në javët e mbetura?

Në këto momente, në këto rrethana dhe në këtë formë, mendoj se Partizani do të dijë ta ruajë diferencën dhe ta administro­jë drejt këtë shkëputje. Nuk ka vend për eufori, por mendoj se është më afër titullit se rivalët e tjerë.

Si e vlerësoni sezonin aktual në Superiore, pasi është një perceptim se ka rënie niveli, gjë të cilën e tregojnë edhe golat e pakët të shënuar?

Problemati­kat dihen, por nuk mendoj se niveli i një kampionati varet vetëm nga shënimi ose jo i golave. Nëse Skënderbeu do të ishte ai që jemi mësuar ta shikojmë në vitet e fundit, nëse Flamurtari do jetë ekipi i lavdishëm, nëse Tirana do jetë ajo që e dimë forcën e saj, plus mungesën e Vllaznisë së talenteve, normalisht që edhe niveli do të ishte ndryshe. Për t'u admiruar është administri­mi i Laçit. Të gjitha këto problemati­ka që dihen nuk e ulin bukurinë e këtij sporti, ndërsa nivelin besoj se po.

A shikoni kandidatë për Kombëtaren në radhët e Partizanit?

Kjo pyetje duhet t'u behet drejtuesve të klubeve, se sa lojtarë përgatisin për ekipet përfaqësue­se. Kur niveli dhe rivaliteti të rritet, kur ekipet e moshave të prodhojnë lojtarë të përgatitur, kur infrastruk­turat të ngrihen në nivelin e duhur dhe të jenë funksional­e, sigurisht kandidatët do të duken. Pa dyshuar në cilësitë dhe sakrificat e shumë djemve me kapacitet, prapë kam rezerva, sepse me një seancë stërvitore në dite është tepër pak për një lojtar të niveleve të larta. Kjo vjen jo për arsye se lojtarët nuk duan, por për formimin e një futbollist­i, infrastruk­turat lënë për të dëshiruar. Ky është një mendim personal. Dikush e shikon ndryshe.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania