Panorama Sport (Albania)

Sulmi kuqezi shkëlqen, por sa pak gola nga repartet e tjera

-

Kristian Panuçi duhet të jetë i kënaqur me ecurinë dhe me momentin që po kalojnë sulmuesit e Kombëtares shqiptare me skuadrat e tyre. Përveç Armando Sadikut, i cili ka luajtur shumë pak dhe ende nuk ka shënuar asnjë gol, të gjithë të tjerët kanë gjetur rrjetën. Duke llogaritur ndeshjet e kampionate­ve respektive dhe ato në Kupë, Fiorin Durmishaj mban vendin e parë me 10 gola. Po shkëlqen me skuadrën e Panioniosi­t në Greqi, por ende nuk e ka bërë debutimin e Kombëtaren shqiptare. Me shumë mundësi do të grumbulloh­et nga trajneri kuqezi për ndeshjet e ardhshme eliminator­e. Po ashtu, Myrto Uzuni, Sokol Cikalleshi dhe Rei Manaj kanë shënuar me ekipet e tyre. Grezda, Balaj dhe Vrioni e kanë provuar shijen e golit këtë sezon. Kjo do të thotë se ky repart është deri diku mirë dhe ka dhënë shenja pozitive. Mbrojtja dhe mesfusha- Por, problemi më i madh për mungesën e golave në Kombëtaren shqiptare vjen nga repartet e tjera. Mbrojtja dhe mesfusha në fakt nuk kanë detyrë që të shënojnë, por shpeshherë mund t'i zgjidhin ndeshjet e vështira me goditjet standarde. Në këtë pikë, Panuçi has vështirësi. Arsyeja lidhet me mungesën e golave edhe në ekipet respektive, jo vetëm në Kombëtare. Deri tani kanë arritur të shënojnë vetëm 4 lojtarë: Lenjani, Ndoj, Gjimshiti dhe Ismajli. Shumë pak për një ekip Kombëtar, ku golat numërohen me gishtat e dorës dhe e ka të vështirë që të shkojë në mënyrë të rrjedhshme drejt sulmit. Problem është fakti që mesfushorë­t nuk shënojnë shumë, me përjashtim të Ndojit me 2 gola.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania