Panorama Sport (Albania)

Mbape “skuq” Pogbanë, PSG prek çerekfinal­et

Feston Roma, Zaniolo “bën ligjin” ndaj Portos

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Në "Old Trafford" përmbysen rolet: inovacioni mposht traditën. PSG, skuadra e pasur, por kurrë kërcënuese për të bërë të sajin trofeun e Ligës së Kampioneve, kalon me sukses që në aktin e parë të 1/8-ave në Mançester duke fituar 2-0. Dhe me sa duket, këtë sezon në Europë nuk ka çfarë t'i ketë asnjë rivali zili. Erdhën, panë edhe fituan dhe tani janë me një këmbë në çerekfinal­e. Vendimtarë golat e Kimpembes dhe Mbapesë, të cilët shënojnë në pjesën e dytë dhe zhgënjen Pol Pogba për "djajtë", i cili nuk do të jetë as në ndeshjen e kthimit. Humbja e parë për trajnerin e "djajve", Ole Gunar Solskjaer, i cili tani duhet të fitojë me tre gola diferencë në "Parc des Princes" për të vazhduar më tej. Një sipërmarrj­e gati e pamundur, sepse kampionët e Francës jo vetëm fitojnë, por imponojnë edhe autoriteti­n e panjohur më parë nga skuadra e Tomas Tuhelit, edhe kur në fushë mungojnë dy prej kampionëve të sulmit, Nejmar dhe Edinson Kavani. A do të jenë edhe parizienët në garë për betejën finale të "Metropolit­ano"? Javët e ardhshme do të japin verdiktin. Por edhe nga Mançesteri vjen një verdikt i parë: era është duke ndryshuar kurs edhe nga anët e tyre. I pari që e provon në "Teatrin e Ëndrrave" është i urryeri Di Maria, i cili vërshëlleh­et në çdo prekje të topit nga ish-tifozët. Junajtid provon në disa tentativa me Rashford dhe Pogba, por Bufon mbron mirë portën e tij. Kartonët e verdhë derdhen lumë: Orsato tregon 5 në më pak se gjysmë ore, por rastet për gol mungojnë. Shansi më i mirë në pjesën e parë kalon nga këmbët e Mbapesë, i shërbyer në zonë nga Draksler: por në rrëshqitje përballë De Geas, kampioni francez nuk gjen kuadratin. Pjesa e parë mbyllet me Solskjaeri­n që humbet Lingardin dhe Marsialin si pasojë e tërheqjeve muskulore. Në vend të tyre hyjnë Sançez dhe Mata. Pjesa e dytë është një makth për Mançester Junajtid dhe një ëndërr me syhapur për PSG-në, që në minutën e 53-të e sheh veten në avantazh: goditje këndi e Di Marias dhe Kimpembe i ardhur pas shpinës së mbrojtjes devijon në rrjetë. Dani Alvesh i afrohet golit të dytë, i cili vjen pas një ore: gjithnjë Di Maria peshkon Mbapenë, i cili nga dy hapa bën devijimin perfekt. Junajtid shkon në kolaps dhe janë mrekullitë e De Geas ato që shmangin golin e tretë, fillimisht ndaj Mbapesë dhe pastaj ndaj Bernatit. Parizienët nisin të menaxhojnë lojën dhe Bufon nuk rrezikon asgjë. Skuadra e Solskjaeri­t e mbyll në mënyrën më të keqe: i ndëshkuar me karton të verdhë, Pogba pengon Dani Alveshin dhe i tregohet kartoni i dytë i verdhë. Një dramë në "Teatrin e Ëndrrave".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania