Panorama Sport (Albania)

Revolucion­i, Shehi bën “bingo” me dy talente

Pëllumbi: Luajta jashtë rolit, por jam krenar për këtë fanellë

- LLAZI SARO

Skënderbeu bëri rev olucion në ndeshjen kundër Laçit dhe rezultatet ishin fantastike. Fundi i krizës që zgjaste më shumë se tre muaj dhe mbi të gjitha dy lojtarë të fituar në një moshë mjaft të re dhe të mbushur me talent për të ardhmen. Mario Dajsinani dhe Jorgo Pëllumbi ishin dy bastet e fituara nga trajneri Orges Shehi që u shpërblye me zgjedhjet e bëra në këtë takim, zgjedhje që në fund të fundit ishin mjaft të guximshme në një moment kaq delikat për Skënderbeu­n.

MARIO DAJSINANI

Gardiani i portës së Skënderbeu­t në ndeshjen ndaj Laçit debutoi si titullar duke dhënë garanci për ekipin në një pozicion që ishte tepër delikat dhe mjaft i kritikuar në ndeshjet e fundit, ku gjithmonë kishte pësuar. Dajsinani u zgjodh në këtë takim nga Shehi për dy arsye, luan mirë me këmbë dhe flet vazhdimish­t me linjën e mbrojtjes, duke e orientuar në mbulimin e zonave të lira. Vetë portieri 20-vjeçar nga Kavaja zbulon surprizën e bukur të bërë nga stafi teknik dhe emocionet e kësaj premiere në kampionat. “Ishte hera ime e parë që luaja si titullar në Superiore me Skënderbeu­n dhe të them të drejtën përjetova emocione mjaft të forta. Ishte një surprizë e bukur dhe besoj se kam shpërblyer gjithçka në këtë paraqitje. Të luash titullar, për më tepër në një moment të tillë, është diçka që të mbush me përgjegjës­i mjaft të mëdha. Gjithmonë kam pritur këtë shans dhe tani që m’u dha ky rast dua ta mbaj fort. Shpresoj të kem lënë shenjë të mirë dhe të vijoj të bëj të tilla paraqitje”, theksoi Dajsinani tepër i emocionuar për debutimin.

JORGO PËLLUMBI

18-vjeçari, ashtu si Dajsinani, debutoi po aq suksesshëm në këtë takim. Vetëm një gabim i vogël dhe i parëndësis­hëm për të ishte shumë pak për t’i zbehur

gjithë atë paraqitje prej kolosi në qendër të mbrojtjes që bëri 18-vjeçari korçar. Shpejtësi, përplasje, saktësi dhe mbulim zone në kohë ishin cilësitë që e bënë Pëllumbin të harronte se ai vend deri një javë më parë mbrohej nga “njëfarë” Aliti që është titullar te Kalmari dhe Kosova. “Jam i lumtur. I lumtur që vesha fanellën e skuadrës së qytetit tim dhe për më tepër në një ditë kaq të rëndësishm­e. Ishte një pozicion

ku nuk kam luajtur më parë, por e kam praktikuar në stërvitje. Pak a shumë është një zbulim i profesorit (Shehit) që më ka dhënë besim në këtë repart. Jam koshient se kam ende nevojë të përmirësoh­em dhe të punoj me kokën poshtë për të arritur suksese të tjera. Ishte një emocion i veçantë dhe një mbyllje e mirë e këtij debutimi që u kurorëzua me fitore”, deklaroi Pëllumbi për “Panorama Sport”.

 ??  ?? Jorgo Pëllumbi
Jorgo Pëllumbi
 ??  ?? Mario Dajsinani
Mario Dajsinani

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania