Panorama Sport (Albania)

Po mahnit Milanin, Paketa në gjurmët e Rikardo Kakasë

Gola me ritmin e “Rikit”, mesfusha dhe sulmi falënderoj­në

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Dashamirës të kra hasimeve, ju ofrojmë përditësim­in më të fundit: Rikardo Kaka mund Lukas Paketan me një ndeshje. Ish-”Topit të Artë” iu deshën gjashtë ndeshje përpara se të gjente golin e parë me Milanin dhe çfarë goli! Në derbi, ndaj Interit, ndeshje e fituar 3-1. Ajo që bie në sy është dinamika. Numri 22 shënonte me kokë, por pas një krosimi nga e djathtë në portën që ndodhet poshtë tifozëve milanistë. Për kronikë duhet nënvizuar se për Rikin shërbente Gatuzo. Të dielën Rino shijonte golin e të tijve në rolin e trajnerit, teksa krosin e shërbente Kalabria, me Paketan që koordinohe­j duke goditur me të majtën. 39-shi kuqezi është përshtatur në sistemin e Milanit me të njëjtën qetësi që shënoi të dielën.

RRITJE

Në këtë muaj kreu i stolit të “Djallit” ka shpenzuar vetëm fjalë të ëmbla për Paketan, i cili i ka fituar zemrën me inteligjen­cë taktike dhe shpejtësi në përshtatje. Sa për Kakanë, përveç kombësisë dhe karakteris­tikave, dallohen të dy për mentalitet­in europian. Dashuria ishte me shikim të parë, teksa 21-vjeçari zhvilloi ndaj Kaljarit ndeshjen e shtatë radhazi. “Kur përdor shputën e këmbës dallohet nga vjen, por është një veçori që nuk i duhet prekur apo shtypur”, deklaronte një muaj më parë Gatuzo. Përvoja me Milanin për Paketan ka pasur vetëm ngjitje vertikale. Duke filluar që nga sfida me Sampin, parametrat e mesfushori­t janë rritur çdo ndeshje. Nga 42 topa të prekur kundër Juves, ndaj Napolit 21-vjeçari regjistroi 53 prekje. Edhe pasimet janë më të shpeshta. Nga 16 në ndeshjet e para kanë kaluar në 25 kundër Kaljarit, shumica e të cilave në zonën e kundërshta­rit.

EFEKTI

Goli i së dielës ishte qershia mbi tortë, por Paketa jo vetëm që ka rritur cilësinë e ekipit, por po ndihmon edhe individual­isht. Çalhanoglu është i pari që ka përfituar nga braziliani. Të dy shkëmbejnë detyrat dhe pozicionet, duke garantuar freski dhe sidomos ide. Nuk është rastësi që turku, megjithëse me hapa tepër të vegjël, ka disa ndeshje që shënon rritje. Kesi dhe Bakajoko janë dy të tjerë që kanë gjetur te djaloshi i ardhur nga Flamengo një partner që u jep ndihmë. Braziliani ndihmon me topa të rikuperuar, nga 4 e deri në 7 për ndeshje, teksa edhe Rodrigez mund të sulmojë më i qetë. Fiziciteti i Paketas i lehtëson këtij të fundit të marrë vendin e zviceranit sa herë që mbrojtësi jep kontributi­n e tij në sulm. Edhe sulmuesit nuk mund të ankohen ose më saktë

Kristof Piontek. Polaku në dy nga katër golat e tij është shërbyer nga numri 39, që duken në rrugën e duhur për të ndjekur Kakanë. Dashamirës­it e krahasimev­e duhet të presin, përditësim­i i radhës mbetet ende për t’u përcaktuar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania