Panorama Sport (Albania)

Ronaldo mahnit Kielinin: Njësoj si Usain Bolti

-

Dopieta e parë në Ligën e Kampionëve është e vështirë për t’u harruar. “Jam shumë i lumtur, nuk kam fjalë. Është një ditë që nuk do ta harroj kurrë përgjatë gjithë jetës”, u shpreh për “Sky Sport”, Nikolo Zaniolo, një nga talentet më të mirë të futbollit italian gjatë viteve të fundit. “Të festosh poshtë ‘Curva Sud’ është një emocion unik që nuk di ta përshkruaj, shpresoj të shënoj shumë të tjerë”. Daniele De Rosi i thuri elozhe: “Ka forcë fizike të bashkuar me një teknikë të shkëlqyer. Që tani një futbollist fantastik, së shpejti do shndërrohe­t në një kampion”. Fabio Paratiçi, drejtori sportiv i Juventusit, ndodhej në “Olimpico” për të ndjekur ndeshjen e fituar 2-1 nga Roma kundër Portos: Interesimi i bardhezinj­ve nuk është një risi, ndërsa te klubi verdhekuq po punojnë për rinovimin, edhe pse me shumë mundësi do duhet pritur qershori.

ITALIANI MË I RI – Në moshën 19 vjeç e 225 ditë, Zaniolo është italiani më i ri që ka realizuar një dopietë në Ligën e Kampionëve. Të parin nga dy golat e realizoi, madje, me goditjen e parë në kompeticio­n: i mjaftoi për të mposhtur Iker Kasijasin, i cili në Champions ka debutuar kur Zaniolo nuk ishte ende tre muajsh. Vetëm Mario Baloteli, në 2008-ën shënoi kundër Anorthosis në moshën 18 vjeç e 85 ditë, mes italianëve ishte më i riu që festonte golin e parë në turneun madhor.

STATISTIKA­T SEZONALE – Nga fillimi i sezonit, Zaniolo ka shpërndarë mesatarish­t 20.5 pasime për ndeshje në Serinë A dhe 13.2 në Ligën e Kampionëve. Në kampionat ka goditur portën 30 herë, nga të cilat 14 nga brenda zone. Në Europë ka rikuperuar pesë topa dhe ka mbuluar 34.6 kilometra në 265 minuta prezence në fushë. Di Françesko po e aktivizon si anësor të avancuar në të djathtë, në modulin 4-3-3, duke i dhënë mundësi të hyjë në qendër për të tentuar portën: Zaniolo përdor pa probleme të majtën, por stërvitet shpesh me trajnerin për të përforcuar këmbën relativish­t të dobët (të djathtën). KAKA’ IDHULLI I PARË – Modeli i tij i referimit, pra idhulli i parë ka qenë gjithmonë Kaka, nga i cili ka marrë edhe numrin e fanellës, 22-shin. Braziliani ka qenë i pari që ka interpretu­ar në një mënyrë ndryshe rolin e fantazisti­t, që bën diferencën në tranzicion­e, me vrapimet me topin në këmbë në “korridoret” qendrore. Një stil që, për Kakanë përmblidhe­t tërësisht në golin e shënuar me fanellën e Milanit kundër Mançester Junajtid. Nuk ka të njëjtën lehtësi në vrapim, por ka gjithmonë tendencën për të dribluar mbrojtësin. 25 CENTIMETRA NË 2 VITE – Nikolo ka fituar 25 centimetra gjatë dy viteve të fundit dhe po rritet akoma. Ka këmbë të forta, me përgatitës­it e Romës po punon shumë në palestër për të përforcuar artikulime­t dhe muskujt. Ndihet një futbollist më fizik dhe teknik, për sa kohë ka fituar zemrat e tifozëve me lëvizje klasi në hapësirat e ngushta. Dhe kontributi fizik me dhe pa top është një faktor gjithmonë më qendror në historinë e suksesit të Ligës së Kampionëve. VLEN 20 MILIONË – “CIES”, observator­i i futbollit ka azhornuar vlerën e lojtarit në merkaton e futbollist­ëve në bazë të paraqitjev­e në fushë. Brenda një viti, pra, nga shkurti i 2018-ës në të njëjtin muaj të 2019-ës, çmimi i tij është gjashtëfis­huar, duke kaluar nga 3.4 në 20,4 milionë euro.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania