Panorama Sport (Albania)

Kielini: Ronaldo i pakrahasue­shëm, si Bolti dhe Federeri

“Kreshtë alla Pogba për Champions-in? S’kam më flokë”

-

Përgatiti: JETON STAMOLLA

Me largimin e Xhan luixhi Bufonit është Xhorxho Kielini simboli i Juventusit, skuadra e cila e ka graduar edhe si kapiten. Mbrojtësi italian është i lumtur për përgjegjës­itë e marra, por në të njëjtën kohë është edhe më i lumtur për faktin se tashmë ka në skuadër një “makineri sportive” si Kristiano Ronaldo, i cili e mahnit çdo ditë që stërvitet dhe luan pranë tij. “Të lije të largohej një fenomen si Xhanluixhi Bufon ishte diçka e vështirë, teksa mendon se ai tashmë po luan për një skuadër tjetër. Jo vetëm për nga aspekti sportiv, por edhe për nga ai psikologji­k, Bufon ishte një katalizato­r i skuadrës, por jam i bindur kur them se e kemi zëvendësua­r atë me liderin më të fortë në botë, Kristiano Ronaldon. Edhe kur e kam pasur rival e kam vlerësuar, ndonëse nuk kam qenë asnjëherë kaq kurioz për të qenë i informuar rreth tij. Por, tashmë që e kam çdo ditë në stërvitje, mendoj shpesh edhe me zë me veten: ‘lider lind, nuk bëhesh’. Madje, çdo ditë vij me shumë kureshtje në stërvitje për të vëzhguar dhe për të mësuar nga mënyra se si stërvitet dhe përgatit fizikun e tij një lojtar si Ronaldo. Të kesh pranë Kristianon është një shembull për të gjithë, sepse po flasim për një lojtar që qoftë në aspektin individual, po ashtu edhe në rang karriere, nuk i mungon asnjë trofe i mundshëm. Por, edhe pse ka fituar gjithçka të mundshme që mund të ofrojë futbolli, ai vazhdon të jetë ende i uritur, ndonëse edhe me kaq do t’i mjaftonte për të qenë i përjetshëm, i pakrahasue­shëm, njësoj siç është në Atletikë Usain Bolti, apo Roxher Federeri në sportin e tenisit. Dhe unë, jo më kot e ndjek me kujdes në stërvitje, jo për ta imituar, sepse e thashë, Ronaldo është i pakrahasue­shëm, por për të mësuar dhe për të zgjeruar pikëpamjen e stërvitjes individual­e dhe për të pasur një karrierë sa më jetëgjatë dhe mbi të gjitha për të qenë gjithmonë në formë fizike optimale, sa herë që zbret në fushë”. Në fund, në lidhje me një premtim të mundshëm në rast të fitimit të Ligës së Kampioneve, Xhorxho Kielini e merr me sportivite­t, por nuk pranon: “Unë një kreshtë si Pogbaja në rast suksesi? Këtë bast kërkojani ndonjë tjetri, sepse flokët e mia kanë firuar. Kam shumë pak në kokë dhe nuk besoj se mbajnë bojë”, përfundoi kapiteni i bardhezinj­ve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania