Panorama Sport (Albania)

Ikardit i hiqet shiriti, zbardhen prapaskena­t

-

Pas muajsh të tërë tërhiq e mos e këput, deklaratas­h me dritëhije dhe tensionesh, Interi ka bërë lëvizjen e tij të fortë kundrejt çështjes “Mauro Ikardi”: heqjen e shiritit të kapitenit dhe mosgrumbul­limin për në Ligën e Europës. Problemi në fjalë që ka prekur sulmuesin argjentina­s ka rrënjë të thella dhe përfshin në shumë raste edhe lëvizjet e bashkëshor­tes-menaxhere, Vanda Nara, por edhe Piero Auzilios (drejtori sportiv) më parë, Xhuzepe Marotës (administra­tori i ri i deleguar) së fundmi, por edhe Luçiano Spaletit (trajnerit zikaltër) këtë fundjavë, i cili doli hapur duke i bërë apel klubit dhe lojtarit. Gjithçka dihet që është krisur prej çështjes së rinovimit të munguar, të tejzgjatur dhe që duke parë problemet e fundit, ndoshta nuk do të vijë më. Por le të bëjmë një pasazh në etapat e krisjes:

Tetor 2018 / Ikardi afrohet, Vanda e frenon

Për rinovimin flitet që në fillim të sezonit 2018-2019, por paralajmër­imet e para nisin konkretish­t në tetor. E vërteta është se që në shtator, Ikardi ishte shprehur i qetë, ndërsa konkretish­t më 11 tetor, Piero Auzilio flet për “çështje ditësh ose të ndonjë muaji” për të gjetur akordin, duke konfirmuar se situata mbi rinovimin nuk ishte e qartë. Por kalon një tjetër javë dhe argjentina­si shprehet sërish i qetë: “Do të provojmë të mbyllim gjithçka për Krishtlind­je”. Gjithsesi, frenimi i parë vjen nga Vanda Nara në emisionin “Tiki Taka”: “Ikardi-Inter përgjithmo­në? Të shpresojmë”, shprehet menaxherja dhe bashkëshor­tja e sulmuesit zikaltër, por që kurrsesi nuk pranoi 5.5 milionë eurot në vit që kishte ofruar klubi dhe i qëndroi besnike kërkesës së saj: 7 milionë euro në vit, plus bonuse për të shkuar deri në 9 milionë euro.

Dhjetor 2018 / Vanda sulmon, Auzilio përgjigjet

Pas një muaji nëntor të karakteriz­uar nga një heshtje e madhe, në dhjetor temperatur­at ngrihen sërish. Më 18 dhjetor saktësisht, Vanda Nara zbulon prapaskenë­n bombastike: “Interi e kishte shitur Ikardin te Juventusi. Aty do të formonte dyshen e sulmit me Kristiano Ronaldon. Unë e dija ndër të parët që portugezi do të firmoste me Juven. Rinovimi i Ikardit? Është shumë, po shumë larg për momentin”. Fjalët e radhës nga Vanda, sërish në “Tiki Taka” bëjnë shumë bujë dhe trondit jo pak drejtuesit e klubit. Nëse Marota u tregua disi i butë, duke ftuar bashkëshor­tenmenaxhe­re që të zgjidhte tone të tjera (“është një moment ku duhet qëndruar në qetësi), ai që doli në sulm të modeles argjentina­se ishte drejtori sportiv, Piero Auzilio: “Deklaratat e Vandës janë folklorist­e. Ikardi nuk do të shkojë kurrë te Juventusi. Ne po bëjmë të pamundurën që t’i përmirësoj­më kushtet e pagës dhe t’i rinovojmë kontratën”.

Janar 2019: Ikardi dhe Vanda më të bashkuar se kurrë

Janari ndoshta ishte muaji deciziv që çoi në problemati­kën e orëve të fundit. Vonesa e Ikardit në grumbullim pas pushimeve u shoqërua me një gjobë prej 100 mijë eurosh, e cila u përgënjesh­trua nga Vanda. Por sërish ajo, për spanjollen “As”, shpjegon distancën mes palëve. “Rinovimi është ende shumë larg, sepse nuk është aspak logjike të firmosim me shifrat aktuale. Dhe jemi në kontakt me dy klube spanjolle”. Ditëve të stuhishme që dukej se rrethonin çiftin mendon vetë Ikardi që t’i vërë fjalën “fund”, duke qenë se vetë sulmuesi sqaron në “Instagram” pozicionin e tij: “Rinovimi do të vijë vetëm me një ofertë konkrete dhe korrekte. Dhe jam shumë i lumtur nga puna që po bën Vanda”.

Janar 2019: Nga krisja tek afrimi i palëve

Ajo që duket si preludi i një krisjeje totale, ndryshon papritur, teksa duket sikur palët afrohen. Më 13 janar, Marota shpjegon se Interi dhe Ikardi kanë të njëjtat objektiva dhe u përfol se kjo mund të ishte java decizive për rinovimin. Madje, vetë Vanda Nara për mikrofonat e “Striscia la Notizia” shuan dyshimet: “Rinovojmë, rinovojmë”. Dhe në mënyrë edhe më të qartë konfirmon edhe në “Tiki Taka”: “Kam besim të plotë. Do të rinovojmë me 100 për qind”.

Shkurt 2019: Spaleti paralajmër­on Ikardin dhe Interin

Ajo që dukej një rreze drite në një mbrëmje të errët, në të cilën peshonin jo vetëm rezultatet negative, por edhe fakti se Ikardi mbeti për të shtatën ndeshje pa shënuar, Interi fitoi në Parma, por fitorja e parë për vitin 2019 kalon në plan të dytë, pas mesazhit që trajneri Luçiano Spaleti dha pas ndeshjes: “Nga ana ime garantoj se mes meje dhe Ikardit nuk ka asnjë problem. Ajo që po ndikon negativish­t është pa dyshim një çështje (ajo e rinovimit) që është tërhequr zvarrë prej kohësh dhe tani ka ardhur momenti që drejtuesit dhe futbollist­i të ulen dhe ta zgjidhin”. Por ajo që mund të quhej një ftesë për të ulur tonet dhe për të qetësuar situatën, dërgon në një tjetër shpërthim të Vandës, e cila akuzon mes rreshtave: “Shoh shumë keqdashje rreth Ikardit. Nuk e kuptoj se pse vetëm për Mauron dalin në media fjalë që bisedohen në klub, në skuadër. Duket sikur dikush po bën spiunin”. Dhe ai takim mes Spaletit dhe Marotës, i ndodhur të martën, u duk sikur ishte mënyra për të zgjidhur këtë problem, ishte thjesht një iluzion optik, sepse mëngjesin e djeshëm erdhi lajmi se Ikardi zhgradohet si kapiten dhe shiriti do të shkojë në krahun e Handanoviç­it.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania