Panorama Sport (Albania)

Andre Silva sfidon Strakoshën dhe i çon mesazh Milanit

"I lumtur që 'Djalli' po rikthehet aty ku e meriton"

-

Eardhmja është në ajër, por në të tash men këmbët i ka të mbështetur­a fort në tokë. Andre Silva u largua nga Milani si huazim drejt Sevijes. "Unë jam lojtar i Milanit", e përsërit disa herë, por spanjollët mund ta marrin për 38 milionë euro. "Ndeshja" është e hapur... Ashtu si Lacio-Sevija?

Po. Lacio është një ekip i fortë, por ne do të shkojmë për të fituar. Te Sevija ka pasion për Europa Ligën. I kanë vendosur 5 kupat në stadium. E ndiqni Lacion?

Po, sepse jam një lojtar i Milanit dhe dua të informohem. E pashë kundër Interit në Kupë. Është ekip i fortë që luan mirë ndaj skuadrave të mëdha. Duhet të japim më të mirën për të fituar.

Si është La Liga në krahasim me Serinë A?

Në Spanjë çdo skuadër di të luajë. Edhe ato që janë për mbijetesë duan të mbajnë topin, ndërsa në Itali gjithçka është me llogari... Kur një skuadër luan, tjetra mbrohet mjaft mirë.

Ju po kaloni një moment të mirë: gola, asiste dhe titullar.

Gjëja më e rëndësishm­e për një lojtar është besimi. Këtu kam pasur shumë besim.

Po. Shumë gjëra mund të shkonin ndryshe. Futbolli nuk është sport individual. Mund të kesh pritshmëri­të e

Po në Itali ju mungonte?

tua, por nuk je vetëm dhe janë të tjerët që duhet të bëjnë disa gjëra

Milani duket se po rikthehet.

Po, dhe jam shumë i lumtur. Janë të katërtit dhe po luftojnë për objektivin kryesor. Në Kupë mundën Napolin dhe më vjen mirë. Shpresoj që të vazhdojnë kështu dhe të rikthehen në nivelet e larta. E ardhmja juaj?

Të bëj mirë këtu dhe të pres. Nëse jam unë që do të vendos, atëherë them të shkoj në ekipin më të mirë në botë. Nëse më thonë të qëndroj te Sevija dhe të luaj titullar apo te Milani pa luajtur kurrë, unë preferoj të luaj. Jam në një situatë të çuditshme, këtu ndihem mirë, por jam lojtar i Milanit.

Nga Milano ju ndjekin?

Po. Drejtuesit më dërgojnë mesazhe dhe më thonë se po bëj punë të mirë. Në atë skuadër kam shumë miq. Kur erdha në Sevilje për të luajtur me Betisin i takova.

Ju keni luajtur 42 ndeshje, ndërsa Lacio 31. Mund të ndikojë?

Nëse do të fitojmë, do themi që kemi më shumë ritëm, nëse do të humbim, do të themi që ishim të lodhur. Ky është futbolli. Por ne duam të fitojmë pavarësish­t alibive.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania