Panorama Sport (Albania)

Shkëmbi Shkëmbi ‘fshin’ ‘fshin’ barazimet: barazimet: Fitojmë Fitojmë

"Presioni është i madh mbi të dyja ekipet. Kukësi nuk është si në kohën kur unë luaja"

- ANARILDO ALIA

Bledi Shkëmbi pret vetëm fitoren kundër Kukësit. Barazimin e "fshin" nga lista, pasi e ka të qartë se objektivat nuk arrihen me ndonjë pikë të mbledhur javë pas jave. Gjatë intervistë­s së dhënë për "Panorama Sport", trajneri i Teutës shpreson që të kenë edhe pak fatin me vete në këtë 90-minutësh, i cili vendos jo pak për zonën "Euro" dhe titullin. Vlerëson kundërshta­rin dhe cilësinë që kanë në ekip, por hapur e thotë që vetëm triumfi do t'i jepte qetësinë.

Teuta nuk fiton prej 4 javësh në kampionat. A është Kukësi kundërshta­ri i duhur për të gjetur kthesën?

Unë personalis­ht mendoj se Kukësi është një kundërshta­r si të gjithë të tjerët. I duhuri apo jo, në këtë moment që ne po kalojmë do kërkojmë vetëm fitoren. Në çdo takim kemi hyrë për të marrë maksimumin, por pavarësish­t asaj që kemi dhënë, nuk kemi siguruar dot pikët e kërkuara.

Vërtet nuk po fitoni, por as nuk keni humbur prej 14 javësh. A ndiheni mirë nga ky fakt ?

Jo, nuk më bën të ndihem mirë ky fakt. Dhe arsyeja është e thjeshtë: do të preferoja ndoshta që një takim ta kisha humbur dhe të tjerat t'i fitoja. Llogaritë në fund dalin më mirë me fitoret sesa me barazimet. As unë personalis­ht, por as ekipi nuk i shohim si pozitive këto barazime dhe kërkojmë të rikthehemi një orë e më parë te fitorja.

Keni luajtur disa herë si lojtar kundër Kukësit, ndaj e njihni mirë si kundërshta­r. Cila është ajo ndeshje që vërtetë ju ka shënjuar dhe nuk do ta harronit kurrë?

Çdo ekip ka momentet e veta. Nuk do të mund të bëja dot një krahasim nga koha që isha në fushë si futbollist dhe tani që jam në rolin e trajnerit. Gjërat ndryshojnë me kalimin

e viteve. Di të them se Kukësi aktual ka lojtarë shumë të mirë në organikë, me shumë cilësi dhe gjithmonë të imponon respekt. E kemi vlerësuar këtë takim dhe jemi shumë të përqendrua­r.

Në këtë përballje direkte ndaj kujt bie presioni?

Presioni mendoj që është te të dyja skuadrat, si te ne ashtu edhe te Kukësi. Të dyja klubet vijnë në këtë përballje pas një ecurie jo fort të mirë, e normalisht do të tentojmë që ta kalojmë këtë moment. Shpresoj të jetë Teuta skuadra që do t'ia dalë në fund.

Çfarë duhet të bëni ndryshe në vendosje apo lojë që të riktheheni te fitorja?

Në qoftë se do rikthehesh­im te fitorja vetëm me ndryshime taktike apo me rreshtime, do e bëja e do ia kishim dalë me kohë. Por, nuk mendoj se është ky problemi. Ndeshjen e kaluar mendoj se kemi bërë shumë mirë, meritonim më shumë se një pikë, por i tillë është futbolli. Shpresoj që edhe nesër (sot) të luajmë mirë, të hyjmë me dëshirën për të fituar edhe në fund të marrim maksimumin. Kjo ka më shumë rëndësi.

A është fitorja i vetmi objektiv për ju apo do të kënaqeshit edhe me barazim në varësi të lojës?

Ne do luajmë vetëm për fitore dhe kjo është e padiskutue­shëm. Nëse do të luanim mirë dhe jepnim gjithçka në fushë, por nuk do kishim fatin me vete, atëherë edhe mund të kënaqesha me një barazim. Por, siç e thashë më sipër, e rëndësishm­e është të kemi besim në vetvete dhe të bëjmë të pamundurën për ta fituar këtë përballje. E sigurisht që edhe pak fat nuk do të na bënte keq.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania