Panorama Sport (Albania)

Cungu: Pa presion, do gabojnë edhe rivalët

"Dalim me kokën lart nga Durrësi, s'më intereson Partizani"

- SKERDILAID SULOZEQI

Armando Cungu, edhe pse ndien keqardhje për humbjen ndaj Tiranës, beson te kthesa dhe zhbllokimi i sulmit. Duke parë lojën, punën e bërë në këto kohë, plus edhe rastet e prodhuara, trajneri thekson se skuadra do të reagojë. Në një intervistë të dhënë për "Panorama Sport", trajneri e thotë hapur se Kukësi hyn gjithnjë në fushë për të fituar, ndaj përjashtim nuk mund të bëjë as Teuta. Sa për titullin, ai ka bindjen se kundërshta­ri do gabojë, ndaj diferencat do të ngushtohen. Nuk dëshiron të polemizojë kolegun e tij Shpëtim Duro, i cili deklaroi që një humbje do i nxirrte nga gara për kampionati­n. Sakaq, komenton edhe kritikat e presidenti­t për rrugëtimet e shpeshta në Shkodër.

Pas një humbjeje me Tiranën, a mund të themi se fitorja ndaj Teutës është kthyer në domosdoshm­ëri?

Është fakt që humbëm ndaj Tiranës, por nuk është folur për mënyrën sesi erdhi. Ne e dominuam atë takim, patëm shumë raste, por nuk i shfrytëzua­m. Mundësitë e krijuara tregojnë më së miri se çka jemi në gjendje të bëjmë. Krijuam shumë volum, por nuk shënuam dot. Gjithsesi, nuk dua të ndalem më në atë ndeshje, kemi folur me djemtë dhe të gjithë bashkë kemi punuar për ta lënë pas atë zhgënjim. Por, futbolli ky është dhe ndodhin të tilla gjëra. Sa për ndeshjen e radhës, natyrisht që ne shkojmë në çdo fushë për tri pikët. Nuk mund të flas para kohe, por ne jemi përgatitur dhe dëshirojmë që të marrim më të mirën. Në futboll janë të gjitha rezultatet, por ne i kemi mundësitë të dalim me kokën lart nga Durrësi.

"Po nuk fituat në Durrës, titulli ka marrë fund", ishte kjo deklarata e Shpëtim Duros për "Panorama Sport". Si e gjykoni këtë koment që vjen nga një koleg i juaji?

Është e drejta e çdokujt të flasë dhe të komentojë sipas

mënyrës apo preferenca­ve të veta. Nuk dua të ndalem më tepër për këtë.

Presidenti Gjici ka thënë publikisht se duhet të qëndroni në Tiranë dhe jo ta bëni vajtje-ardhje Shkodrën, si do veproni?

Është çështje e brendshme që do ta zgjidhim mes nesh dhe nuk dua ta komentoj.

Keni presion për rezultatin?

Shpeshherë e dëgjoj çështjen e presionit, por unë gjithnjë e kam theksuar, unë personalis­ht nuk kam aspak presion për veten time. Edhe pse është e natyrshme që të

kesh për rezultatin, për objektivat, pastaj presion kemi në jetë, apo edhe në familjet tona. Pra, koha në vetvete është presion, por unë di të them se ky ekip dhe loja që ne kemi ndërtuar në kaq kohë na bën të mendojmë e të besojmë deri në fund se jemi të aftë të shkojmë drejt objektivav­e.

Jeni 8 pikë larg nga Partizani, e mendoni ende titullin?

Në futboll ndodh gjithçka, patjetër që ne besojmë dhe do ta bëjmë këtë gjë deri në fund. Ne ishim 11 pikë me pak se kundërshta­ri dhe arritëm të shkurtonim diferencat në -3, pra, siç kemi gabuar ne, mund t'i ndodhë edhe kundërshta­rit apo qoftë dhe nga përplasjet direke. Por, unë nuk dua të shoh fare punën e tyre, por i mëshoj dhe punoj përditë e më shumë për ekipin tim. Shikoj vetëm punën time. Ne e kemi mendjen vetëm te ndeshja jonë, pastaj sa u përket gjerave të tjera, nuk i shoh shumë. Kam besim tek ekipi dhe te forca e skuadrës sonë, të tjerat do t'i tregojë fusha.

Shpresoni dhe dëshironi që Partizani të ndalet në Laç?

Ata të bëjnë punën e tyre, nuk dua mendoj as për kalendarin e tyre, as për rezultatin. Shikoj vetëm ekipin tim. Çdo gjë vjen natyrshëm.

Duke parë ndeshjen e fundit, a do bëni ndryshime në formacion?

Përgjithës­isht, sepse lojtarët kanë punuar mirë dhe përtej ndeshjes së fundit, ne do kërkojmë që së pari të rregullojm­ë gabimet e bëra dhe unë jam i bindur që do ta bëjmë. Futbollist­ët janë të vetëdijshë­m për çdo gjë. Natyrisht që do kemi ndryshime, por nuk mund të flas për to. Thjesht lojtarët, të cilët janë në gjendjen më të mirë momentale do të luajnë. Çdo sportist që jep më të mirën do ketë gjithmonë vend.

Jeni i kënaqur nga sulmi dhe a do luajnë së bashku Shkurtaj e Rexhinaldo?

Në përgjithës­i unë jam kërkues. Së pari, kërkoj më shumë nga vetja dhe mandej nga të gjithë lojtarët. Nëse do kishim shënuar në ndeshjen e fundit, gjërat do ishin ndryshe. Por kjo nuk do të thotë që të dy sulmuesit nuk vlejnë. Ata janë profesioni­stë dhe do arrijnë të zhbllokohe­n shumë shpejt. Pastaj në lidhje me formacioni­n nuk mund të jap asnjë detaj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania