Panorama Sport (Albania)

Optimizëm te Kamza, mbijetesa nis nga përballja me Kastriotin

- Abdulla Dushku

Shpresa, optimizmi dhe morali lart ekziston tek ekipi i Kamzës. Edhe pse janë vështirësu­ar së tepërmi punët, Kamza mbetet me shpresa të mëdha për mbijetesën. Trajneri Ernest Gjoka duket se ka rigjetur grupin e duhur për të vijuar deri në fund të sezonit, me synimin e qartë, atë të qëndrimit në Superiore. Humbjet me Tiranën dhe Partizanin në fillimin e kësaj faze, si dhe bojkoti i titullarëv­e për arsyet financiare ndaj “demave” shihen si një ëndërr e keqe. Optimizmi ka lindur pas barazimit që kamzalinjt­ë morën në tranfertë, ndaj ekipi pretendent si Teuta. Pas barazimit në Durrës, trajneri Gjoka u shpreh: “Arritëm objektivin tonë, morëm një pikë. Ndeshjen e kishim përgatitur në dy drejtime: në mbrojtje dhe në kundërsulm”. Me këtë plan pune, që ka të bëjë me grumbullim­in e sa më shumë pikëve, Kamza beson te mbijetesa deri në vërshëllim­ën e fundit, situatë të cilën e kaluan edhe vjet. Te Kamza, situata nuk ka shkuar ende deri aty sa të bien moralisht dhe të mos kenë më shpresa. Realisht vijon e njëjta histori në marrëdhëni­et mes aksionarëv­e, pasi Bashkia e Kamzës, edhe pse ka detyrime ligjor, ndaj futbollist­ëve, nuk po paguan pjesën që i takon prej afro 3-4 muajsh. Presidenti Naim Qarri po bën ç’të mundet për ta shpëtuar skuadrën, madje në janar afroi edhe disa lojtarë mjaft cilësorë pas premtimit të marrë nga Bashkia se do të shlyente të gjitha borxhet. Deri tani, asnjë lek nuk ka përfunduar në llogari të klubit nga bashkia dhe kjo bëri që presidenti Naim Qarri të shpërthejë, duke e kërcënuar me gjyq. Skuadra vijon të stërvitet normalisht për finalen e radhës, ku në shtëpi presin Kastriotin. Grupi duket i plotë për këtë takim dhe të gjithë kanë marrë udhëzimet e trajnerit dhe po mundohen të zbatojnë detyrat e caktuara për sfidën e së dielës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania