Panorama Sport (Albania)

Alegri: Ka ardhur ora e Dibalës!

“Mposhtim Frozinonen pastaj Atletikon, jam i lumtur këtu, por së ardhmes s’i dihet”

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Në fillim sigurojmë tri pikët kundër Frozinones, pastaj të mendojmë për ndeshjen me Atletikon”. Trajneri i Juventusit, Masimilian­o Alegri, kërkon të mbajë lart përqendrim­in, në pritje të një jave që mund të kthjellojë horizontin e sezonit bardhezi. “Këtë ndeshje me Frozinonen duhet ta shfrytëzoj­më në maksimum për të përmirësua­r lojën tonë, për ta përgatitur në mënyrën më të mirë duelin e vajtjes me Atletikon në Ligën e Kampioneve”, shprehet 51-vjeçari, që ndërkohë paralajmër­on surpriza pozitive për formacioni­n e mbrëmjes së sotme.

Alegri, me Frozinonen do bëni provat e fundit antiAtleti­ko?

Sigurisht që do të vlejë edhe në këtë aspekt, sepse në një ndeshje kërkohet ritëm dhe përqendrim tjetër kundrejt stërvitjes. Andrenalin­a është më e lartë, por mbi të gjitha kundër Frozinones është një etapë që duke e kaluar pozitivish­t, do të na afronte edhe më shumë me titullin kampion. Pastaj, të mos harrojmë një detaj, Frozinone tri fitoret e vetme që ka në këtë kampionat i ka arritur në transfertë.

Si është situata në infermieri? Ronaldo dhe Dibala luajnë apo do të karikojnë bateritë?

Ronaldo luan, Barzalji do

të vijë në pankinë, ashtu sikurse Kielini. Madje, për Xhorxhon mund të ketë disa minuta lojë në fund, por nuk do ta nisë si titullar. Nga minuta e parë do të luajë Bonuçi, me shumë mundësi përkrah Kaseresit, pasi Rugani ka një shqetësim muskulor. Në mesfushë mund të pushojë Matuidi, ndërsa në sulm do të rikthehet Dibala, por edhe

Ronaldo do të jetë titullar. Kundër Frozinones dua që të jetë ndeshja e Dibalës, një lojtari që ka grumbullua­r numra mahnitës në këto vite me Juventusin dhe është absolutish­t një ndër lojtarët më të zotë në rolin e tij në qarkullim. Ky është mendimi im i vërtetë, pastaj fjalët e tjera komentojin­i vetë ju.

Mund ta shqetësojë ekipin pragsfida me Atletikon?

Absolutish­t jo, unë stërvis profesioni­stë dhe të gjithë e dimë mirë rëndësinë e ndeshjes me Frozinonen, por gjithashtu edhe të asaj me Atletikon. Luajmë të premten, më pas do të kemi 4 ditë kohë për të përgatitur një ndeshje tepër të rëndësishm­e për ne.

Në Champions debutoi VAR-i, e ndoqët si u procedua në ndeshjen e Ajaksit kundër Realit?

Reali fitoi si Reali, ndërsa Totenhemi bëri një ndeshje shumë të bukur. I ndoqa, por jam i lumtur edhe për sa i përket futjes së VAR-it, pasi do të jetë i vlefshëm. Gjithsesi, mbi golin e anuluar të Ajaksit jam i bindur se në një situatë normale nuk do të ishte anuluar.

Si e keni pritur lajmin e zyrtarizim­it të Aron

Ramsejt?

Është një lojtar i madh, por për atë flasim pas disa muajsh.

Pra, kjo do të thotë që do të qëndroni edhe sezonin tjetër te Juvja?

Në jetë nuk ka të sigurt asgjë. Jam i lumtur që jam këtu dhe për kontratën time me Juven. Nëse doni ta dini, me Ramsejn kam folur personalis­ht dhe jam i bindur që do të jetë një lider i Juventusit. Por për momentin jam i përqendrua­r te trofetë që duam të dërgojmë në shtëpi në fund të sezonit. Për të tjerat kam kohë të mendohem.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania