Panorama Sport (Albania)

Borusia nis dishezën, verdhezinj­të të varur nga Rojs

-

Nuk ishte vetëm barazimi fatal në fundjavë ndaj Hofenhaimi­t, por dhe humbja e thellë 3-0 në Champions ndaj skuadrës së Totenhemit, ajo që shqetëson tifozët verdhezinj të kryesuesve të Bundesligë­s. Forma jo e mirë e shumë prej lojtarëve kryesorë dhe mungesat e shumta duken se kanë ndikuar në minikrizën që po kalon skuadra e Lusien Favre. Verdhezinj­të, pasi kryesonin 3-0 në minutën e 70, arritën të pësonin 3 gola në harkun kohor të 12 minutave, duke lënë 2 pikë të çmuara në luftën për titull, duke i dhënë kështu mundësi skuadrës së Bajernit të afrohet në pesë pikë. Sipas "Bild", skuadra ka humbur ekuilibrat dhe zërat afër klubit nga Vestfahlen­i tregojnë për një prishje të marrëdhëni­eve midis trajnerit dhe lojtarëve. Kjo, pasi Favre i beson vetëm një grupi lojtarësh në ndeshjet e rëndësishm­e. MUNGESA E ROJS - Në ndeshjen ndaj Totenhemit në Londër, mungesat ishin të shumta për skuadrën gjermane. Marko Rojs, Pako ALkaser, Julian Vaigel dhe Pizçek nuk udhëtuan me skuadrën. Një lojë për t'u harruar nga verdhezinj­të, të cilët nuk kishin freskinë e duhur dhe aksionet sulmuese ishin shumë të ngadalta. Varësia nga kapiteni Rojs ishte e dukshme në fundjavë, por edhe në ndeshjen e së mërkurës. Mario Gëce ishte shumë i pafuqishëm në sulm dhe Jadon Sanço nuk ka eksperienc­ën e duhur për të luajtur në ndeshje të tilla pa orientimin e veteranëve. Aksel Vitsel nuk arriti të ishte lider në Londër. Skuadra e Borusias ishte pa busull orientimi. Ndeshja e radhës do të luhet ditën e hënë, më datë 18 shkurt, ndaj Nurembergu­t në transfertë. Një hap fals dhe një fitore e Bajernit do të ngushtonte diferencën në luftën për titull.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania