Panorama Sport (Albania)

Partizani do arratinë, Gega “firmos” “firmos” për për fitore fitore në në Laç Laç

“Të rinjtë po e mbajnë presionin, titulli nuk mund të vuloset sot”

- ILIR CARA

Partizani i trajnerit Skënder Gega ka mundësinë sot që në transfertë­n e Laçit të marrë arratinë në krye të renditjes. Në rast fitoreje të kuqtë do ta thellonin diferencën me 10 pikë në favor si asnjëherë më parë në këtë sezon. Por, në daljen e djeshme para mediave, trajneri Gega ka kërkuar nga ekipi që të ruajnë qetësinë dhe të vijojnë përqendrim­in si në ndeshjet e shkuara. Ai pohoi se në Laç e pret një ndeshje e vështirë, por sido që të shkojë ndeshja, për Gegën fati i titullit nuk vuloset sot, ndonëse ish-trajneri Shpëtim Duro ka dhënë një tjetër opinion. Sa i përket formacioni­t, Gega pritet t'i besojë grupit që i ka dhënë suksesin dhe besimin deri më tani.

Duke parë luhatjet e rivalëve, a është momenti që Partizani "të vrasë" kampionati­n në Laç me një fitore, apo keni llogari të tjera për vazhdimësi­në?

Llogaria jonë është e thjeshtë, ne shohim ecurinë tonë. Ndeshja me Laçin është e rëndësishm­e dhe e vështirë. Kundërshta­ri është ekip i mirë dhe luan në shtëpinë e tij. Takimi i së premtes bëri që favoriti kryesor pas nesh, Kukësi, të shkëputej me humbjen e pësuar, por kjo nuk do të thotë se kampionati është vendosur. Është i vështirë, ka edhe 15 ndeshje, do i shohim në vazhdimësi. Për ne i rëndësishë­m është Laçi.

Do të ishit i kënaqur edhe me një pikë në Laç?

Do mundohemi të marrim maksimumin, ku për ne është fitorja. Kemi ardhur me meritë këtu, por futbolli njeh çdo gjë. Do të marrim masat që të eliminojmë çdo firo të mundshme.

Pritet ndonjë rikthim nga infermieri­a dhe cila është gjendja e Hilës?

Hila nuk do të jetë prej dëmtimit dhe i duhen edhe pak ditë që të rikthehet. Do të mungojë edhe Lum Rexhepi, pasi ka një ngacmim muskulor dhe nuk duam ta rëndojmë. Ka edhe ndeshje të tjera shumë të rëndësishm­e dhe të forta. Pjesa tjetër është gati dhe ka punuar mirë për këtë përballje. Në Laç shkojmë të plotë.

Laçi vjen pas një ecurie jo të mirë. Duke ditur anën psikologji­ke të kundërshta­rit, do të jetë më e vështirë, apo më e lehtë për ju?

Siç e patë edhe të premten, Teuta vinte pas disa ndeshjeve pa fitore, por tregoi se gjërat ndryshojnë shpejt, me një paraqitje të mirë dhe me përgjegjsh­mëri të madhe. Ne jemi të gatshëm. E vlerësojmë Laçin. Është një ekip që luan mirë në shtëpi, ka linjën e vet. Mbrohet mirë dhe

janë djem të rinj me ego. E shoh të vështirë. Jemi të ndërgjegjs­hëm, nuk i nënvlerëso­jmë dhe as i mbivlerëso­jmë.

Deri më tani e keni menaxhuar mirë vendin e parë, por duke pasur lojtarët të rinj, a i druheni euforisë si kryesues në vijim?

Për fat të mirë, të rinjtë kanë treguar që e kanë mbajtur presion. Kjo edhe falë të tjerëve me eksperienc­ë dhe të atyre jemi në krye. Situatat po tregojnë se ata po e bëjnë mirë, madje po e tregojnë edhe në stërvitje se nuk janë euforikë. Si trajner dhe staf mundohemi të jemi me këmbë në tokë dhe të vlerësojmë gjithçka, duke mos lejuar tepricat, por edhe për të dhënë koefidencë. Jemi prej kohësh të parët dhe jemi të kënaqur. Kjo ka ardhur nga menaxhimi i mirë dhe nga puna e mirë që kemi bërë bashkërish­t. Janë ndërthurur brezat dhe kjo na bën të qetë.

Opinioni sportiv, por edhe ish-lojtarë dhe trajnerë, e kanë pranuar se ky është viti i Partizanit dhe titullin e humbisni vetëm nëse doni vetë. Kjo ju vë nën presion apo ju motivon?

Ish-ët, pavarësish­t se ku janë, Partizanin e kanë për zemër. Opinioni i ish-ëve dhe trajnerëve të Superiores është vlerësim dhe na bën krenarë, por na shton edhe përgjegjës­inë. Gjërat nuk janë të lehta. Jemi mundur t'i marrim ndeshjet njëra pas tjetrës. Parashikim­et janë individual­e dhe nuk mund të them kanë apo jo të drejtë. Nuk vuloset asgjë nesër (sot). Që pasi dolëm të parët është folur për titullin. E kam thënë se duhet t'ia lëmë kohës, pasi kemi edhe 15 ndeshje. T'i marrim të gjitha ndeshjet seriozisht, duke nisur nga Laçi.

Diferencën me kryesuesit e keni vënë duke mos luajtur ndaj të fortëve, veç Skënderbeu­t, ndaj tani pritet prova e forcës...

Është e vërtetë kjo, por edhe ne jemi rivalë të atyre. Jemi në pozitat tona dhe mundohemi të bëjmë detyrën që na takon. Kemi luajtur me Skënderbeu­n dhe fituam me lojë bindëse në Korçë. Do të mundohemi t'i shikojmë gjërat siç janë. Për mua ka rëndësi të jetë grupi i plotë, pastaj gjërat do shkojnë mirë. Jemi bazuar te puna dhe harmonia që kemi. Çdo ndeshje, qoftë me Tiranën, qoftë me çdo rival me traditë apo rivalët e rinj, duhet vlerësuar. Nuk mund të flas tani për ata pa ardhur ndeshja.

A ka diçka që ju tremb për vazhdimësi­në?

Unë druhem çdo javë. Pas fitores me Kastriotin pati fjalë të mira, por mua më intereson Laçi tani. Duhet të shohim para, kjo është droja e një trajneri. Për fat të mirë, veç Rexhepit e kemi pjesën tjetër gati. Nuk kam frikë nëse grupi

është i plotë.

Dy të huajt që kanë ardhur në janar nuk kanë debutuar në kampionat. Gjendja fizike, apo ka diçka tjetër që i ka penalizuar?

Nuk kanë debutuar për shkak të gjendjes fizike. Kur kemi bërë përzgjedhj­et e lojtarëve, pjesa më e mirë kanë pasur këtë gjendje, pa ekip. Pra, kjo do të thotë se ka një arsye pse nuk luajnë. Teknikisht kemi bërë përzgjedhj­en, janë lojtarë me vlera, por ende nuk kanë gjendje fizike. Po mundohemi t'i sjellim në maksimum. Grupi është i plotë dhe ata do të vijnë duke u shkrirë me skuadrën. Ka edhe 15 javë, edhe nëse do jenë në 100% në javët e fundit, do të jetë mirë për ne. Kampionati nuk mbyllet tani.

Në janar erdhi edhe Alesio Hyseni. A është ai një lojtar që mund të kontribuoj­ë për Partizanin, ndonëse keni konkurrenc­ë në mesfushë?

Ka konkurrenc­ë, nuk e kam shumë siklet këtë pjesë, pasi më bën që të jem komod në zgjedhje. Alesio është një djalë i ri, nuk ka shumë eksperienc­ë. Është e vërtetë që tek ai pozicion ka konkurrenc­ë, kjo e bën atë të mos mërzitet, por të rritet. Ka pasur një dëmtim dhe ka munguar gjatë. Shpresoj të rikthehet dhe është një djalë me të dhëna të mira. Është 20 vjeç dhe ka një rrugë të gjatë përpara. Do shikojmë pjesën e shëndoshë. Kush nuk është 100% do të presë.

Çfarë pritet të ndryshoni në formacion për Laçin?

Nesër (sot) do të vendosim ekzakt se kush do të luajë. Nuk do të ketë ndryshime të mëdha. Rexhepi bën që të ketë lëvizje të vogla. Do ruajmë mënyrën si luajmë, nuk mund të ndryshojmë çdo javë. Kemi 25 lojtarë, luajnë 11. Të gjithë duhet të jenë gati kur t'u jepet rasti të shërbejnë, qoftë 10 minuta apo gjysmë ore. Do luajë grupi më i mirë, ai që i përshtatet teknikisht Laçit. Nuk e ndryshojmë formatin për hir të numrit të madh të lojtarëve. Nuk duhet të devijojmë nga rruga. Sa jemi të parët do të thotë se gjërat kanë shkuar mirë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania