Panorama Sport (Albania)

Piontek “qëllon” dy herë Berishën, Milani blindon vendin e katërt

“Më markoi shumë ashpër, por unë e dija që do të mbërrija te të dy topat”

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Kristof Piontek e tha qartë edhe në ndeshjen e kaluar, se nuk ka ndërmend që ta ndërrojë pseudonimi­n e tij “Pistolero”, ndonëse media italiane është shfrenuar me fantazinë e saj, duke nisur nga “Robocopi” e deri tek “alieni” dhe realisht që, duke parë shifrat e jashtëzako­nshme të polakut, ai i meriton të gjitha këto. Por nëse golat sezonalë kanë shkuar 25 në 26 ndeshje, akoma më e frikshme është mesatarja me të cilën ai ka shënuar me fanellën e Milanit. Në pesë ndeshje të luajtura, gjatë të cilave ka grumbullua­r 317 minuta lojë, ai ka shënuar gjashtë gola, ose e përkthyer ndryshe, do të thotë një gol çdo 53 minuta lojë, duke djegur edhe kryegolash­ënuesin Kristiano Ronaldo, i cili shënon një gol çdo 120 minuta lojë. Gjithsesi, për Pio- ntekun nuk ka nevojë për krahasime, as për kompliment­e, sepse ai konfirmon se do punojë që të shënojë në çdo ndeshje deri në fund të kampionati­t: “Besoj shumë te vetja, gjithmonë, dhe e ndiej se mund të shënoj gjithmonë. Gjithsesi, më duhet të pranoj se gjashtë gola në pesë ndeshje të luajtura me Milanin është një numër që nuk e kisha menduar. Është më shumë sesa kisha imagjinuar, por kjo tregon se kam bërë një punë të mirë dhe skuadra më shërben siç duhet. Këtu te Milani jam ndjerë pjesë e rëndësishm­e që në momentin e parë që zbarkova, pasi më bënë të ndihem menjëherë në familje”. Për sa u përket të dy golave, që të dy ishin fantastikë, pasi në ta ranë në sy cilësitë e tij prej bomberi të frikshëm. 23-vjeçari konfirmon se markimi ndaj tij ishte shumë i ashpër, sidomos beteja me shqiptarin Berat Gjimshiti: “Beteja me Gjimshitin? Ishte shumë e ashpër, pasi më markonte në mënyrë asfiksuese, duke nisur që nga rasti i golit të parë. Por unë e ndjeva se ai top do të vinte tek unë dhe bëra një lëvizje për ta paraprirë rivalin tim. Ia dola me sukses dhe ishte një gol shumë i bukur. Goli i dytë me potencë? E thashë, e ndiej kur topi vjen drejt meje dhe unë thjesht duhet të bëj lëvizjen e duhur. Edhe në atë goditje këndi e dija se mund ta arrija, pasi kisha hapësirë përpara meje për të bërë kërcimin e duhur, në kohën e duhur. Ishte një fitore me shumë peshë, në një fushë shumë të rëndësishm­e, por ne nuk kemi kohë për të festuar sepse kemi një zonë Champions për të blinduar, prandaj, tani bëjmë mirë që të nisim të mendojmë për ndeshjen e radhës”, përfundoi ylli i ri i Milanit.

 ??  ??
 ??  ?? Piontek, në duel me Gjimshitin në rastin e golit të parë
Piontek, në duel me Gjimshitin në rastin e golit të parë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania