Panorama Sport (Albania)

Ikardi mbetet jashtë, Vanda goditet me gurë

Disa tifozë i sulmojnë makinën, bën kallëzim për kërcënim

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Vanda Nara sulmo het nga rrugaçët. Bashkëshor­tjaagjente e Mauro Ikardit është në qendër të polemikave të ditëve të fundit pas krisjes së argjentina­sit me Interin. Mëngjesin e ditës së djeshme ka përjetuar momente frike, teksa makina e saj është goditur me gurë në momentin që ajo po udhëtonte. Vanda ndodhej në Brenjano, një provincë e Komos, për një ndeshje futbolli të djalit të saj Benedikto. Bashkëshor­tja e Mauro Ikardit ndodhej në makinë me fëmijët e saj. Për fat të mirë, ky episod kaloi pa probleme, por ishte shenjë e tensionit që po kalon në këto momente çifti. Vanda bëri denoncimin për atë që ka ndodhur, duke treguar në polici edhe mesazhet kërcënuese që ka marrë gjatë këtyre ditëve. Mjaftuan vetëm 3 ditë të tensionuar­a për të tërbuar tifozët e Interit, të cilët mendojnë se Vanda është arsyeja kryesore pse Ikardit iu hoq shiriti i kapitenit dhe sulmuesi argjentina­s nuk po jep më të mirën në këto ditë me fanellën zikaltër. Por detajet e fundit tregojnë një tjetër pjesë të kësaj ngjarjeje, e cila ka arritur në pikën më të ulët të saj dhe gjërat duhet të zgjidhen sa më shpejt për të mos agravuar më tej. Megjithatë, duket shumë e vështirë që Interi ta rikuperojë kapitenin.

Situata- Vanda dhe Ikardi nga njëra anë, Interi nga ana tjetër. Shiriti i ka rrëshqitur nga krahu Mauritos, i cili refuzoi të shkonte me skuadrën në ndeshjen e Europa Ligës në Vjenë. Zyrtarisht thuhet se është i dëmtuar, por me shumë mundësi ish-kapiteni nuk donte të paraqitej me skuadrën pas vendimit që morën për t'i hequr shiritin. Kjo gjë i ka rebeluar tifozët zikaltër, që ditën e djeshme kanë sulmuar në mënyrë të hapur bashkëshor­ten e sulmuesit të skuadrës. Por pavarësish­t se cilën anë mbështesin këta tifozë, të Interit apo të Vandës me Ikardin, duhet të tregojnë qytetari dhe të jenë të matur në gjithçka bëjnë. Sulmi ndaj personit është diçka e ulët dhe nuk justifikoh­et, pavarësish­t gabimeve që ka bërë deri tani Vanda me deklaratat e saj. Sot në mbrëmje (23:00) ajo do të jetë e ftuar si gjithmonë në emisionin sportiv italian "Tiki-Taka" dhe e gjithë vëmendja do të jetë te deklaratat e saj. Por fillimisht, Interi do të luajë ditën e sotme kundër Sampdorias dhe në gjithë këtë situatë kaotike, do 3 pikët.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania