Panorama Sport (Albania)

CR7 shënon sa Platini në vitin e Champions-it

Ronaldo flet me gola, ogur i mirë para Atletikos

-

Në mbrëmjen e rikthimit te goli i Paulo Dibalës, skena bardhezi ishte edhe një herë tjetër për Kristiano Ronaldon. Për fenomenin portugez nuk është nevoja e elozheve për paraqitjen e bërë, sepse në favor të tij flasin numrat, por edhe harmonia e tij me grupin, sidomos me Dibalën në këtë periudhë të fundit. CR7 ishte ai që rrumbullak­osi shifrat në 3-0 kundër Frozinones, pak sekonda përpara se të akomodohej në stolin e rezervave, me portugezin që e dërgoi në 19 numrin e realizimev­e në Serinë A, pas 24 javësh, pikërisht siç ndodhte me Mishel Platininë në vitin 1985. Dhe pikërisht viti 1985 nuk është një datë e çfarëdoshm­e, sepse korrespond­on me vitin në të cilin Juventusi solli në shtëpi trofeun e parë të Ligës së Kampionëve, atë kupë për të cilën drejtuesit bardhezi investuan pa u kursyer për Kristiano Ronaldon, që shihet pikërisht si lojtari që duhet të udhëheqë skuadrën drejt fronit europian. ATLETIKO I TREMBET – Dhe me Ronaldon që shënon sa “mbreti” Platini, pikërisht në sezonin që në Torino vinte Champions-i i parë, nuk mund të kishte një ogur më të mirë përpara ndeshjes së vajtjes së 1/ 8-ave me Atletikon e Madridit. Portugezi nga ana e tij po konfirmohe­t gjithmonë e në rritje, sepse siç pranoi ai vetë një muaj më parë, formën fizike maksimale do ta kapte në mesin e muajit shkurt dhe golat e realizuar së fundmi janë një tregues i qartë. Deri tani, 34-vjeçari është protagonis­t absolut i golave bardhezi në kampionat, sepse përveç 19 realizimev­e që e bëjnë atë golashënue­sin më të mirë të skuadrës, ai ka ofruar edhe 8 asiste, që e përkthyer në shifra të tjera, Kristiano Ronaldo ka marrë pjesë në 52 për qind të golave (27 herë protagonis­t nga 52 realizimet në total) të festuar deri tani nga kampionët e Italisë në fuqi. Dhe përpara ka Atletikon e Madridit, një ndër viktimat e tij të preferuara gjatë kohës që luante në Spanjë, por edhe në karrierë, duke qenë se atyre u ka shënuar 22 herë në 29 përballje (vetëm Sevijes dhe Getafes u ka realizuar më shumë). Prandaj, Diego Pablo Simeone dhe futbollist­ët e tij janë jo pak të shqetësuar, në pritje të ndeshjes së 20 shkurtit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania