Panorama Sport (Albania)

Shkarkohet Cungu, Gjici i beson stolin Ndreut

Drejtori rikthehet në pankinë, mund të jetë vendim provizor

- SKERDILAID SULOZEQI

Armando Cungu nuk është më trajner i Kukësit. Humbja në Durrës ndaj Teutës ka prishur përfundimi­sht marrëdhëni­et mes palëve, edhe pse zyrtarizim­i nga klubi verilindor pritet të vijë vetëm gjatë ditës së sotme. "Panorama Sport" mëson nga burime të sigurta në klub se shkodrani do të takohet (sot) për herë të fundit me presidenti­n Safet Gjici për të zgjidhur kontratën. "Këtu...

Armando Cungu nuk është më tra jner i Kukësit. Humbja në Durrës ndaj Teutës ka prishur përfundimi­sht marrëdhëni­et mes palëve, edhe pse zyrtarizim­i nga klubi verilindor pritet të vijë vetëm gjatë ditës së sotme. "Panorama Sport" mëson nga burime të sigurta në klub se shkodrani do të takohet (sot) për herë të fundit me presidenti­n Safet Gjici për të zgjidhur kontratën. "Këtu e mbyllim, nuk ishte e thënë të shkonin mirë gjërat. Presidenti urdhëroi që të dielën të vish në Tiranë dhe të diskutosh për zgjidhjen e kontratës", mësohet t'i jetë thënë Cungut përmes telefonit nga një prej drejtuesve të klubit të shtunën. Trajneri e kishte lënë pushim ekipin dhe ndodhej pranë familjes në Shkodër, por Gjici nuk e kishte përtypur humbjen ndaj Teutës, duke marrë kështu edhe vendimin drastik. Nga ana tjetër, mësohet se edhe vetë trajneri u kishte dhënë sinjale të qarta drejtuesve se nuk mund të vazhdonte të punonte në një situatë të tillë, për më tepër që u pësuan dy humbje radhazi dhe shpresat për të kapur Partizanin po veniteshin. I gjendur në një presion të jashtëzako­nshëm sa i përket mungesës së rezultatev­e, shkodrani e ka menduar largimin përpara se Gjici të marrë vendimin. Megjithatë, sot palët do të diskutojnë prishjen e kontratës, teksa klubi do të tentojë të bëjë gjithçka me marrëveshj­e. Cungu e mori drejtimin e verilindor­ëve më 13 korrik të vitit 2018 dhe pas kualifikim­it në Ligën e Kampioneve ndaj Valetës, aventura e tij zgjati afro 7 muaj te Kukësi. Më parë shkodrani e kishte drejtuar ekipin verilindor në sezonin 2012-2013.

TRAJNERI I RI

Futbollist­ët e Kukësit janë njoftuar se sot në orën 10:30 duhet të paraqiten në kompleksin e Pezës për të nisur stërvitjen. Gazeta mëson se seancën do ta drejtojë Ramadan Ndreu, i cili prej pak muajsh është në rolin e drejtorit të menaxhimit në klubin e Kukësit. Presidenti Gjici i ka propozuar Ndreut stolin e Kukësit dhe natyrisht ky i fundit nuk ka hezituar të pranojë. Nuk është hera e parë që drejtorët e Kukësit katapultoh­en si trajnerë. Më parë ka ndodhur me Sulejman Starovën dhe Hasan Likën, madje i pari pati zënë vendin e Cungut në vitin 2013. Marrëveshj­a me Ndreun është të drejtojë Kukësin deri në fund të sezonit, por nuk përjashtoh­et mundësia që emërimi i tij të jetë provizor. Ditët e fundit kanë qarkulluar zërat për ishtrajner­in e Partizanit, Shpëtim Duro, por palët nuk janë futur në bisedime konkrete. Alternativ­ë ka qenë edhe italiani Andrea Agostineli, i cili në kampionati­n shqiptar ka drejtuar Partizanin dhe Skënderbeu­n.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania