Panorama Sport (Albania)

Prenga: Ndaj të kuqve tregojmë fytyrën e vërtetë të Laçit

Trajneri i skuadrës kurbinase, optimist para takimit

- Ilir Cara

Laçi pret sot kryesuesit e Superiores, Partizanin, takim i cili ka vlerë për të dyja ekipet. Skuadra e trajnerit Besnik Prenga kërkon fitoren e parë në kampionat për 2019-ën, ndërsa të kuqtë duan të krijojnë një qetësi më të madhe në krye. Në një prononcim për "Panorama Sport", trajneri Prenga e shikon një sfidë të fortë, por duke qenë se Laçi luan në fushën e tij do të synohet fitorja. "Është një ndeshje e fortë për të dyja palët. Partizani vjen pas disa fitoreve radhazi dhe e ka vendosur qetësinë që i duhet për të kontrollua­r kampionati­n. Ata janë me meritë në krye dhe këtë e tregojnë edhe rezultatet që kanë arritur. Gjithsesi, ne do të dimë që në fushën tonë të luftojmë, të sillemi mirë dhe të marrim rezultatin e duhur", u shpreh

Prenga.

Presioni nga ecuria

Të dyja ekipet vijnë me ecuri të kundërt në këtë takim që luhet sot në Laç në orën 14:00. Trajneri Prenga nuk e shikon si presion ecurinë që kanë dy skuadrat, pasi klubet kanë bërë investimet e tyre, por ka besim sot se kurbinasit do të tregojnë fytyrën e tyre të vërtetë. "Nuk ka vend për presion, pasi secili ka investuar. Kemi një grup që mund të luajë ndeshje të mira dhe të dobëta, por shpresoj që ndaj Partizanit në një takim para tifozëve tanë, të tregojmë fytyrën e vërtetë të Laçit. Jo vetëm që shpresoj, por jam i sigurt se do të shikojmë në fushën e lojës një Laç me grinte dhe karakter", vijoi më tej trajneri i skuadrës kurbinase.

Sulmi

Reparti ofensiv ka qenë një nga pikat e dobëta të skuadrës laçiane në këtë fillimviti dhe për "Panorama Sport", trajneri Prenga tregon edhe situatën e dy sulmuesve të huaj që kanë afruar në janar, Malik Mane dhe Antoni Okpotu. "Dy lojtarët e huaj që kemi afruar në merkaton e janarit për sulmin po punojnë më shumë se të tjerët në mënyrë që të kapin formën e duhur. Ndaj, shpresoj të jenë të gatshëm për t'i shërbyer ekipit sa më shpejt të jetë e mundur, madje që në ndeshjen e radhës me Partizanin", përfundoi trajneri Prenga.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania