Panorama Sport (Albania)

Egzon Belica: Ju tregoj sekretin e Partizanit

"Sulmuesi më i vështirë? Soue ka qenë me të vërtetë i fuqishëm"

- ILIR CARA

Egzon Belica ka qenë i përzgjedhu­ri i jav ës te Partizani për të shoqëruar trajnerin Gega në konferencë­n për shtyp në kuadër të ndeshjes me Laçin. Mbrojtësi nga Struga pohoi se suksesi i "demave" vjen nga grupi që është krijuar në klub. Belica i shikon të tria rezultatet në transfertë­n e Laçit, por fitorja mbetet opsioni për të cilin të kuqtë do të hyjnë në fushën e lojës. Sa i përket titullit, për Belicën diferenca 7-pikëshe nuk do të thotë shumë, por sipas tij, vëmendja është vetëm te sfida me Laçin. 28-vjeçari ndihet komod me çdo partner në qendër të mbrojtjes, ndërsa si sulmuesin që e ka vënë më shumë në vështirësi, përzgjedh ish-lojtarin e Skënderbeu­t, Ali Soue.

Duke parë ecurinë aktuale dhe diferencën me rivalët, çfarë kishit menduar në start të sezonit dhe çfarë mendoni tani?

Kur vjen tek ekipi i Partizanit qëllimet janë të qarta. Ne si futbollist­ë të mos them se e prisnim, por e dëshironim. Të tjerët ndoshta kanë qenë skeptikë për skuadrën tonë, por ne si lojtarë e donim vendin e parë dhe e duam ende. Pikët nuk është se përbëjnë ndonjë diferencë të madhe, kampionati ynë është i vështirë dhe ju e dini më mirë këtë. Duhet të bëjmë punën tonë dhe t'i marrim ndeshjet një nga një, duke filluar nga takimi i nesërm (sotëm).

Çfarë ka më shumë Partizani se Teuta dhe Kukësi që ju jep garanci?

Suksesi i këtij Partizani nuk kanë qenë individët dhe mund ta them me plot gojën se ka qenë grupi. Kemi një grup shumë të mirë, duke filluar nga lojtarët si dhe nga stafi. Ka funksionua­r gjithçka sikurse duhet.

A ju shqetëson diçka nga Laçi dhe a ju intereson barazimi atje?

Si në çdo sfidë tjetër do të futemi për të marrë fitoren, pastaj futbolli i ka të tria rezultatet brenda dhe nuk i dihet se si do të shkojë ndeshja. Nuk na frikëson diçka, por nuk duhet t'i marrim sfidat lehtë. Në ato momente e vëmë veten në vështirësi më të mëdha.

Me kë ndiheni më mirë në qendër të mbrojtjes dhe ia keni dalë të përshtaten­i kaq shpejt?

Rexhepi është lojtar shumë i mirë. Ai ka bërë mirë në 3 ndeshjet e para, por nuk është se e vendos unë se kush do të luajë. Kushdo që të jetë, jam i sigurt se do mundohet të japë më të mirën.

Kush ka qenë sulmuesi që ju ka vënë më shumë në vështirësi?

Nuk do doja të përmendja emra. Vjet, sulmuesi i Skënderbeu­t, Soue ka qenë me të vërtetë i fuqishëm. Na ka vendosur në vështirësi.

Si është atmosfera në skuadër?

Tani nuk është se ka presion, por atmosfera në ekip është e jashtëzako­nshme. Shtatë pikë nuk janë shumë. Duhet t'i marrim ndeshjet një e nga një.

Laçi vjen pas dy humbjeve, a jua vështirëso­n kjo objektivin tuaj?

Nuk do të thosha kështu. Laçi ka një ekip të mirë, edhe pse ka pasur vështirësi 2-3 javët e fundit. Kjo nuk do të thotë se do e kemi të lehtë. Duhet të futemi të përqendrua­r maksimalis­ht dhe të mundohemi të marrim më të mirën.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania