Panorama Sport (Albania)

Trajneri kampion i Teutës: Fitore e madhe, titullar në sulm duhet Latif

Haxhi Ballgjini: Ekipi tregoi karakter, mund ta rivalizojë Partizanin

- Anarildo Alia

Teuta u rikthye te fitorja të premten pas katër barazimeve radhazi në kampionat. Përmbysja e rezultatit ndaj një ekipi pretendent si Kukësi i ka kënaqur të gjithë në kampin durrsak. Tri pikë me shumë vlera dhe tani ekipi i Bledi Shkëmbit e sheh veten në vendin e dytë. Nuk ka kaluar pa u vënë re kjo fitore edhe nga ish-trajneri Haxhi Ballgjini, i cili i ka dhënë titullin e vetëm kampion Teutës. Në një intervistë për "Panorama Sport" ai vlerëson reagimin e durrsakëve, ndërsa thekson se për momentin titullar në sulm meriton të jetë Latif Amadu. Profesor, çfarë përshtypje­je ju la Teuta kundër Kukësit? E kam ndjekur me shumë interes lojën. Teuta zhvilloi një ndeshje të madhe dhe mendoj se mori një fitore të merituar. Një përmbysje ndaj një kundërshta­ri si Kukësi nuk është aspak e lehtë dhe natyrisht merr vlera të tjera. Ekipi tregoi forcë karakteri dhe këtë gjë e pashë pikërisht të premten për herë të parë. Kjo ishte ajo që më bëri më shumë përshtypje. Një takim ku Teuta kishte dëshirën dhe besimin e duhur. Në fund arriti të reagonte, të merrte tri pikët që ishin shumë të rëndësishm­e për momentin që po kalonte skuadra. Ju mendoni se nuk ishte rastësi një përmbysje e tillë për tre minuta? Unë them se e meritoi plotësisht Teuta, madje skuadrës i është mohuar një penallti kur ndeshja ishte ende me rrjeta të paprekura. Ajo penallti mund të ndryshonte rrjedhën e takimit, pasi për mua ishte dukshëm 11-metërsh. Gjithsesi, skuadra e tregoi forcën e saj. Tashmë Teuta është forca e dytë e kampionati­t. Mendoni se mund te rivalizojë deri në fund Partizanin? Diferenca me Partizanin relativish­t është e konsiderue­shme. Por, unë them se ka shumë ndeshje përpara, të dyja skuadrat kanë takime direkte dhe gjithçka është në lojë. Asgjë nuk mund të quhet e përfunduar, por Teuta e ka shprehur objektivin e saj dhe deri tani është në rrugën e duhur. Çfarë i mungon sipas jush Teutës për të pasur vazhdimësi në kampionat? Nuk mendoj se i mungon gjë, pasi i ka të gjitha kartat e duhura. Shoh një ekip me dëshirë dhe që reagon kur duhet. Më vjen mirë që u rikthye te fitorja, pasi për mua barazimi nuk është aspak një rezultat i mirë. Do preferoja që skuadra në pesë takime të humbiste një, por të fitonte katër, prandaj dhe e shoh si humbje barazimin. Kështu që shpresoj që kjo fitore të jetë pikë kthese për Teutën dhe të vazhdojë me ecurinë e fitoreve. A mund te luajnë Latif dhe Bushiç së bashku në sulmin durrsak? Nga këndvështr­imi im, nuk e shoh të mundur aktivizimi­n e dyshes Latif-Bushiç. Por, gjykoj se ai që e meriton fanellën e titullarit është momentalis­ht Latif. Jam ende kurioz të shoh Vajushin në fushën e lojës. Pra, se si do përshtatet me ekipin e Shkëmbit.

 ??  ?? Haxhi Ballgjini kur drejtonte Teutën në 1994
Haxhi Ballgjini kur drejtonte Teutën në 1994

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania