Panorama Sport (Albania)

Mema: Luftëtari, si një derbi për ne

“Tifozët duan rezultat, nuk e durojnë ekipin duke u përpëlitur në fund të renditjes”

- OLSI AVDIAJ

Ardian Mema kërkon që të fitojë në sfidën e sotme me Luftëtarin. Në intervistë­n e tij para takimit të sotëm, që luhet në orën 17:00, trajneri bën një përmbledhj­e të të gjithë situatës te bardheblut­ë. Pranon se nuk e ka vënë nën presion ekipin që grupi të jetë i çlirët. Ja intervista me Ardian Memën:

Do të luani ndaj Luftëtarit, një kundërshta­ri të drejtpërdr­ejtë në tabelë...

Gjatë javës kam folur me lojtarët. Kemi bërë mbledhje të shkurtra, sepse nuk doja që ekipi të kishte eufori pas ndeshjes me Kukësin. E kam konsiderua­r si një derbi, pasi duhet të fitojmë dhe të shkëputemi nga ajo zonë, që si të thuash, na ka munduar shumë. Megjithatë, kam parë ndeshjen e Luftëtarit me Flamurtari­n dhe mendoj se është një ekip i fortë, me ekuilibër. Luajnë futboll të mirë. Ndeshja e nesërme (sotme) ka problemati­kat e veta. Mendoj se do jetë shumë e fortë. Do fitojë ekipi që do jetë më i përqendrua­r dhe që do të këmbëngulë më shumë në sulm.

Duhet fitore me doemos?

Kam dashur të mos i vë lojtarët në presion. Duhet të vazhdojmë me lojërat dhe nëse ndodh kështu, do kemi rezultate pozitive. Gjithsesi, pa i vënë shumë në presion. Është një ndeshje që ka tri rezultate. E kemi marrë në konsiderat­ë si ndeshje. Jemi pranë Luftëtarit, por nuk është përcaktues­e. Është një ndeshje radhe që duhet ta fitojmë, por jo duke u vënë nën presion. Duke punuar dhe duke luajtur mirë mund të zgjidhet kjo ndeshje. Ky takim mund të menaxhohet, qoftë edhe 1-0. Kjo nuk ndan çfarë ndodh me ne. Kemi shumë ndeshje të tjera të forta, si Skënderbeu dhe Partizani. Duhet ta kontrolloj­më këtë ndeshje.

Ama, me skuadrat e fundit hasni shumë vështirësi?

Këtë po thosha pak a shumë. Janë skuadër me ekuilibër dhe të ngjeshur prapa. Këto skuadra nuk të lënë të luash me topin. Ekipi ynë ka treguar se lart luan mirë dhe krijon mundësi. Gjatë lojës do flasim edhe me lojtarët për mënyrën se si do të interpreto­het loja.

Ahmataj ju ka vlerësuar në intervistë­n e fundit...

Kam parë intervistë­n e Julit, ku thotë që jemi ekip i fortë. Kështu po them edhe unë për ata. Një trajner duhet ta shikojë kundërshta­rin me të mirat dhe të këqijat. Kështu, çdo ekip merr edhe masat. Ndoshta edhe Juli, për të cilin kam respekt, do të jetë një

nga trajnerët që do ecë dhe do të ketë karrierë të pasur.

Presidenti Halili ka deklaruar se, ndonëse Tirana mundi Kukësin, nuk ka bërë asgjë të jashtëzako­nshme. Keni një koment?

Fitorja me Kukësin, vetëm një hap i vogël? Këtë e kam thënë edhe unë, jo vetëm presidenti. Ishte një fitore që i duhej Tiranës, pasi ishte ekipi i vendit të dytë javën e shkuar. Këto lloj ndeshjesh e ndihmojnë shumë ekipin, pasi ka përjetuar edhe një stres në të shkuarën. I jep skuadrës një moral tjetër për të menaxhuar veten dhe për të parë më

sipër.

Edhe akulli me tifozët është shkrirë...

Tifozët e Tiranës janë nga ata që duan rezultat, nuk mund ta shohin Tiranën duke u përpëlitur në vendet e fundit. Kjo ka qenë që kur kam luajtur unë. Ata e duan në vendet e para. Mezi e presin një ditë të tillë. Më bëhet qejfi që janë kthyer në stadium dhe po vijnë edhe më shumë. Një nga forcat që ka ky klub është tifozëria. U kam bërë thirrje që të vijnë dhe ta përkrahin ekipin, sidomos për momentin që kemi kaluar. Do jenë një forcë më tepër. Ata të japin një

lloj adrenaline, që nuk përshkruhe­t me fjalë.

Ju ka prishur punë shtyrja e ndeshjes?

Kur fiton, i do ndeshjet shpejt e shpejt. Janë gjëra që ndodhin, është njëlloj për të dyja ekipet. Jemi gati për ndeshjen dhe mendoj se do e menaxhojmë si duhet.

Doka mund të luajë mesfushor i djathtë?

Me Kukësin, gjatë lojës pashë që po na sulmonin nga krahu i djathtë. Ndaj bëra një ndryshim në atë krah, ku të kishte njëfarë kundërvëni­eje. Doli efikase, jo se shënoi golin. Kukësi në atë drejtim u bllokua dhe filluam edhe të sulmonim. Mora vendimin e duhur atëherë, por në futboll ka edhe gabime. Na rezultoi lëvizje pozitive dhe kjo të jep një lloj shenje në vazhdimësi. Lojtarët mund t’i lëvizësh, kemi bërë edhe lëvizje të tjera. E kemi bërë edhe me Imamin. Është me rëndësi që vendimet gjatë lojës të jenë të duhurat. Kam bërë edhe gabim në një ndeshje, që sot nuk e them dot.

Përse erdhi ky ndryshim te Tirana?

Duhet koha e nevojshme që ekipi të përvetësoj­ë idetë që ke në kokë. Ndoshta kjo periudhë ka përmirësua­r anën psikologji­ke, mënyrën e lojës dhe se si i kanë zbatuar detyrat. Ka pasur edhe një seleksioni­m të lojtarëve. Ka pasur lojtarë që ishin rezerva. Edhe mua më duhet kohë të kuptoj kush janë të gatshëm për të menaxhuar ndeshjet. Pastaj ka edhe raste ku nuk shfaqen kualitetet. Rezultatet kanë kthyer edhe anën psikologji­ke. Ka ikur ai stresi kur kundërshta­ri na kthente brenda një pjese loje. Do na bëjë mirë nëse vazhdojmë të fitojmë. Ka ende potencial që ky ekip të rritet.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania