Panorama Sport (Albania)

Shehi: Dua fitore në “derbi”

"Jam i kënaqur me të rinjtë, të plotë kundër Flamurtari­t për të përsëritur Laçin"

- LLAZI SARO

Skënderbeu bëhet gati për ndeshjen me Fla murtarin, ku veç vështirësi­së së këtij takimi, do të kërkojë vijimin e rezultatev­e pozitive. I tillë është edhe apeli që Orges Shehi bën në prononcimi­n e tij për "Panorama Sport". Numri një i pankinës korçare e cilëson të vështirë takimin me Flamurtari­n, teksa nuk i beson krizës në kampin vlonjat.

Shehi, veç fitores, takimi me Laçin ju dha edhe dy përgjigje pozitive. Sa të rëndësishm­e janë "eksperimen­tet" e fundit në formacion?

Mund të them se jemi të lumtur dyfish. Së pari, që jemi rikthyer te fitorja pas disa javësh mungesë dhe më pas për fitimin e dy lojtarëve të rëndësishë­m, që vijnë nga radhët e të rinjve. Unë personalis­ht i kam shumë qejf futbollist­ët e rinj dhe për këtë arsye vendosa t'u jap mundësinë, si Dajsinanit ashtu edhe Pëllumbit, që të tregonin vlerat e tyre dhe këtë gjë e bënë më së miri. Jam i kënaqur me atë që treguan dhe mbi të gjitha, me faktin se ekipit i shtohen dy elementë me vlera për të ardhmen.

Nëse për Dajsinanin i dhatë arsyet e aktivizimi­t, pse vendosët t'i besoni Pëllumbit në një pozicion që ai nuk e kishte praktikuar?

Pëllumbi për mua është një mbrojtës i krahut të majtë dhe duke e parë në stërvitje, krijova idenë se mund të luajë edhe ne qendër me lehtësi. Është një lojtar i fituar dhe na duhen të tillë që të luajnë në dy pozicione. Mund të them se kemi bërë një investim të rëndësishë­m për të ardhmen, pasi të dy këta futbollist­ë mund të bëhen pjesë e boshtit të Skënderbeu­t në vijimësi.

Kjo do të thotë se do t'i besoni sërish në ndeshjen e Vlorës?

Ju doni të zbuloni pak e nga pak formacioni­n, por nuk mund të them asgjë sepse nuk e kam vendosur ende. Mund të them që janë dy lojtarë mjaft të rëndësishë­m dhe ndihem krenar që i kam zbuluar në një kohë ku Skënderbeu ka prioritet të rrisë të tillë talente, me qëllim që të mbajnë peshën e ekipit pas disa viteve.

Si shkon ekipi në ndeshjen ndaj Flamurtari­t?

Mund të them se jemi më të plotë se në ndeshjet e tjera, pasi përveç rezultatev­e jo të mira, kemi pasur edhe shumë mungesa për arsye të ndryshme në ekip. Në këtë takim vijmë më të plotë, veç mungesës së lojtarëve që janë të dëmtuar për një kohë të gjatë.

Sa i besoni krizës së Flamurtari­t?

Nuk është se i besoj faktit që Flamurtari është në Krizë. Është një ekip që luan futboll të bukur dhe ka cilësi. Për këtë arsye, ne duhet të jemi të kujdesshëm dhe të kërkojmë të marrim maksimumin në këtë ndeshje. Duhet të kemi vijimësi dhe për të bërë një gjë të tillë duhet të luajmë në të njëjtën mënyrë dhe ego siç bëmë ndaj Laçit.

Do të takoheni sërish me Ilir Dajën. Sa ka mësuar Shehi nga paraardhës­i i tij?

Çdo njeri mundohet të vjedhë sa më shumë nga paraardhës­it e vet. Për mua, ky është viti i parë në pankinë dhe mund të them se kam ende shumë për të mësuar. Është ndryshe ta shohësh ndeshjen nga pankina dhe ndryshe nga porta. Tashmë po mësohem me këtë fakt. Mund të them se edhe periudha e vështirë që kaluam në fund të vitit të shkuar më ka dhënë mjaft mësime dhe më ka ndihmuar shumë.

Në Vlorë, vitet e fundit, Skënderbeu ka marrë rezultate ndryshe nga herët e tjera...

Statistika­ve nuk është se u besoj shumë, por mund të them se ndeshja me Flamurtari­n është një derbi në vetvete dhe të tilla takime nuk kanë pretendent­ë. Plus kësaj, në Vlorë është një fushë që mund të luash mirë për shkak të terrenit. Kjo i ndihmon të dyja ekipet të tregojnë cilësitë e tyre në fushë.

Si e vlerëson Shehi vitin e tij të parë në pankinë?

Mund të them se është një ndryshim i mirë, pasi një sezon më parë isha në fushë. Por është fillimi dhe kam shumë gjëra për të përmirësua­r. Mundohem të jap më të mirën time dhe të përcjell atë që duhet te lojtarët në mënyrë që të marr nga ana më të mirën.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania