Panorama Sport (Albania)

Hakmarrja e Devollit: I japim “grushtin” e fundit për mbijetesën

Kastrioti kërkon pikë, trajneri: Vështirë për të dyja ekipet

-

Një ndeshje e vështirë e pret Kastriotin ditën e sotme në transfertë­n e Kamzës, por tekniku i krutanëve, Bledar Devolli, ka besim te skuadra e tij, që sipas asaj çka deklaron për "Panorama Sport", nuk do të dalë pa pikë nga kjo ndeshje. Tekniku më tej vlerëson edhe kundërshta­rin, të cilit ia njeh pikat e forta e të dobëta dhe kjo e bën të besojë se skuadra e tij do t'ia dalë, ndihmuar edhe nga fati, ta përfundojë me kokën lart këtë përballje. Keni pasur 1 javë kohë për ta përgatitur ndeshjen e radhës, a jeni gati për përballjen me Kamzën? Besoj se kemi punuar mirë. E dimë rëndësinë e ndeshjes dhe është takim i vështirë për të dyja ekipet. Jemi në një situatë jo të mirë në renditje, gjithsesi shohim punën tonë dhe na duhen me patjetër këto pikë. Kemi përballë një ekip që ka cilësi brenda dhe që ka lojtarë, të cilët luajnë aty prej disa vitesh. Unë kam besim te djemtë e mi. Kam besim se nuk do të dalim pa gjë nga kjo transfertë e vështirë. Është një finale me një kundërshta­r direkt. Nëse fitojmë, u japim një 'grusht' të fortë. Me pak fat, uroj ta kalojmë këtë ndeshje. Sa vendos kjo ndeshje për objektivat e Kastriotit? Kjo ndeshje vendos dhe nuk vendos asgjë, pasi janë edhe 14 takime të tjera. Janë shumë pikë në lojë. Ne duam sa më shumë pikë, kjo vlen edhe për këtë ndeshje. Fakti që e njihni Kamzën, jua bën më të lehtë këtë përballje? Kanë ndryshuar pak në janar, ka pasur lëvizje. I dimë pikat e forta dhe të dobëta. Kemi punuar mirë dhe shpresojmë t'i godasim aty ku kanë dobësitë e tyre. Në pamje të parë duket sikur edhe një barazim nuk mjafton, ju si mendoni? Çdo ndeshje, e kam thënë që në fillim, futemi për të marrë maksimumin e pikëve. E rëndësishm­e është të bëjmë lojë të mirë dhe duke e bërë diçka të tillë, besoj se do vijnë edhe rezultatet. Sa ndikon te skuadra fakti që sërish do të duhet të gjeni stadium për ndeshjet si pritës? E kam thënë që Kamza ka fushë të mirë. Kemi lojtarë me cilësi, që luajnë topin. Të mbarojmë këtë ndeshje, pastaj të flasim për ato që do të kemi në fushë asnjanëse.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania