Panorama Sport (Albania)

Shënkolli nuk fal, Erzeni i largohet elitës

Zefi u jep fitoren lezhjanëve, miqtë në krizë

- NDESHJA

Erzeni duket se ka dalë nga lufta për vendin e parë. Shijakasit kanë pësuar dje humbjen e dytë radhazi në kampionat. Këtë herë, skuadra e drejtuar nga Gentjan Stojku është mundur 1-0 në Shënkoll dhe e sheh veten 10 pikë më pak se Vllaznia që është në krye. Takimi mes Shënkollit dhe Erzenit ka qenë mjaft i fortë dhe ka prodhuar spektakël. Të parët që e kërkuan golin ishin miqtë me anë të Xhemalajt në të 2ën, i cili sapo i afrohet zonës shënkollas­e gjuan fort ngjitur me traun e 15-vjeçarit, Hasanaj. Pas këtij rasti, loja zhvendoset në mesfushë duke u kontrollua­r lehtas nga vendësit, por edhe miqtë i thyejnë sulmet e shënkollas­ve ende pa shkelur zonën e rreptësisë. Kjo ndodhi edhe me sulmet e miqve deri në minutën e 26-të kur lezhjanët sulmojnë dhe futen me forca të shumta në zonën shijakase, por pa rezultat. Sulmet e vendësve sa vijnë e bëhen të papërballu­eshëm për mbrojtjen mike, aq sa detyrohen edhe mesfushorë që të tërhiqen pas. Në të 40-ën, Ruben Danaj ekzekuton një goditje dënimi, por topi pritet në pozicion nga Vata. Fraksioni i parë mbyllet me një goditje të R.Troplinit në të 43ën, por që pritet nga Hasanaj. Fraksioni i dytë nis mjaft i fortë, madje edhe më i bukur se i pari dhe kontrolloh­et nga shënkollas­it. Në të 50-ën, ishte Kulli i aktivizuar në pjesën e dytë, që pasi merr një top nga Rub.Danaj, godet fluturimth­i, por topi kalon mbi traun e Vatës. Në të 56’ Shënkolli sulmon rrezikshëm me anë të Përgjinit dhe Rub.Danajt, por pas një rrëmuje në zonën shijakase, një mbrojtës e devijon topin në këndore. Pas krosimit nga këndi, është mbrojtësi Zefi që godet saktë dhe 1-0. Pas pësimit të golit, miqtë shijakas e rrisin tempin e lojës për të barazuar por nuk ia dalin dot. Shënkolli siguron një 3-pikësh të rëndësishë­m.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania