Panorama Sport (Albania)

Hysen Dedja: Drejtuesit po vjedhin Vllazninë

“Ata që kanë drejtuar në dekadën e fundit, të zhduken”

- BESAR BOZGO

Vllaznia mbushi dje 100 vjeç. Bashkia e Shkodrës nisi dje festimet me rastin e këtij përvjetori, ndërsa viti 2019të do t’i kushtohet aktivitete­ve të ndryshme për këtë 100-vjetor të klubit sportiv. Familja Dedja është një prej atyre që ka dhënë kontribut maksimal te Vllaznia. Hysen Dedja ka luajtur për 17 vite si lojtar, ndërsa i vëllai, Menduh ka veshur për 14 vite fanellën kuqeblu. 31 vite në fushë, ndërsa Hysen Dedja e ka drejtuar më pas skuadrën si trajner për 4 vite ku në sezonin 1997-1998 ka fituar titullin e parafundit kampion të Vllaznisë. Në një intervistë për gazetën “Panorama Sport”, në këtë 100vjetor, Hysen Dedja flet ashpër ndaj drejtuesve, duke akuzuar se po e vjedhin këtë ekip. Ai bën thirrje që klubi të privatizoh­et sa më shpejt që skuadra të rikthehet edhe një herë në nivele të larta duke synuar titullin kampion. “Nuk është ky problemi që skuadra në këtë 100-vjetor luan në Kategorinë e Parë. Por, më vjen keq që prej 10 vitesh rripet e vidhet Vllaznia. Aty luhet futboll që të marrin para ata që e drejtojnë dhe jo për futbollist­ët. Nuk ka më traditë”, thotë ndër të tjera Dedja në intervistë­n e tij.

Vllaznia mbush sot(dje) 100 vjeç. Si e kenë përjetuar këtë moment?

E kam ndjekur gjatë gjithë këtyre ditëve nëpërmjet rrjeteve sociale dhe e di që sot(dje) është 100-vjetori i Vllaznisë. Por, nuk më ka marrë askush në telefon nga Shkodra dhe asnjë lajmërim, apo mesazh. Kam luajtur 17 vite me Vllazninë si lojtar ku kam fituar tre tituj dhe dy Kupa të Shqipërisë. Por, nuk ka pasur asnjë lajmërim, apo ndonjë njoftim. Ndiej kënaqësi kur shoh në rrjetet sociale foto të asaj periudhe që nxjerrin në rrjetet sociale, por asgjë më shumë.

E prisnit që ky 100-vjetor të festohej me skuadrën e futbollit në Kategorinë e Parë?

Nuk është ky problemi që skuadra në këtë 100-vjetor luan në Kategorinë e Parë. Por, më vjen keq që prej 10 vitesh rripet e vidhet Vllaznia. Aty luhet futboll që të marrin para ata që e drejtojnë dhe jo për futbollist­ët. Nuk ka më traditë.

Kush e vjedh Vllazninë?

Sigurisht që drejtuesit. Duhet të zhduken fare ata që kanë drejtuar Vllazninë në 10-vjeçarin e fundit. Kanë futur një psikologji shumë të keqe në futboll, të cilën Shkodra nuk e ka pasur kurrë. Edhe atë krenari që ka pasur Shkodra, këta drejtues e kanë ulur. Ata që kanë qenë drejtues të Vllazninë në 10 apo 12 vitet e fundit, të zhduken dhe të mos drejtojnë më. Nuk kam asnjë ego personale që të shkoj e të drejtoj, por po i them këto gjëra vetëm se më vjen keq.

Edhe drejtuesit aktualë

duhet të largohen?

Për drejtuesit aktualë nuk mund të them, pasi këta e gjetën kështu. Por, të gjithë duhet të zhduken. Që të futet psikologji­a në Shkodër që Vllaznia po bie nga Superiorja, është fatkeqësi. I gjithë faji kryesor i mbetet atyre që kanë drejtuar.

Si mund të ringrihet Vllaznia, ndërsa bashkia deklaron prej tri vitesh se do ta privatizoj­ë klubin, por nuk po bën asgjë?

E keqja e kësaj pune vjen nga bashkia. Pas vdekjes së Myftar Çelës, u interesuan shumë të tjerë për ta marrë skuadrën. Mendoj se Vllaznia duhet ta privatizoj­ë klubin dhe të drejtojë një president. Bashkia duhet ta heqë nga vetja ekipin e futbollit që gjërat të shkojnë mirë. Vetëm një shembull po ju marr. Një anëtar i Këshillit Bashkiak të Shkodrës, Fatlum Nurja një vit më parë deklaroi se për klubin e futbollit ishin shpenzuar 1.2 miliardë lekë për një vit. As Skënderbeu nuk kishte shpenzuar kaq shumë për një sezon futbollist­ik. Dhe përfundimi është se Vllaznia ra në Kategorinë e Parë. Kaq e vështirë është që të mbahen lojtarë të tillë si Guri, Vajushi, Sukaj, apo lojtarë të tjerë shkodranë të talentuar që të luajnë për ekipin. Por, duhej që të bliheshin lojtarë afrikanë, apo të afroheshin trajnerë që përfitonin rroga 5-milionëshe. Vjen Ernest Gjoka, merr 6 milionë lekë në muaj rrogë, e hedh nga kategoria dhe largohet me krenari. Merrte Armando Cungu 5 milionë lekë në muaj dhe ikën me krenari. Po si është kjo punë kështu? Në një kohë që unë, Astrit Hafizi, Medin Zhega jemi paguar nga 200 mijë lekë të vjetra në muaj. Unë personalis­ht kam marrë 290 mijë lekë të vjetra rrogë mujore. Në të gjithë këtë situatë askush nuk mban përgjegjës­i, as Lorenc Luka që ishte, apo Voltana Ademi që është tani? Pak më parë po mendoja me vete: Sot(dje) është 100-vjetori, kam luajtur 17 vite dhe e kam drejtuar edhe katër vite këtë ekip, por nuk mora asnjë lajmërim apo telefonatë.

Si e shihni Vllazninë në Kategorinë e Parë dhe mendoni se do arrijë të rikthehet në elitë?

Edhe çunat e një lagjeje të Shkodrës të mblidhen dhe të luajnë në Kategorinë e Parë, skuadra do jetë në vendin e parë. Edhe ekipi i të rinjve të luajë, do ta sigurojë ngjitjen. Ekipi i të rinjve dhe paratërinj­ve janë kampionë, ndërsa dëgjoj lojtarë të këtyre skuadrave që ankohen se përse nuk përfshihen në skuadrën e parë. Ka divergjenc­a dhe probleme. Vetëm shkatërrim shoh, nuk di të them nëse është e qëllimshme, apo diçka tjetër. Ka shumë lojtarë të talentuar, pasi ajo tokë prodhon, ndërsa shkojnë e marrin sërish afrikanë që i kanë rrogat 3-4 milionëshe. Nuk e kuptoj këtë situatë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania