Panorama Sport (Albania)

Penalltia e Skukës nderon Korabin, thyhet Dinamo

Valle dhe parà, festë te dibranët

- Fatmir Zhuzhi

Korabi nuk di të ndalet në shtëpi, thyen minimalish­t Dinamon. E katërta ndeshje radhazi që dibranët marrin maksimumin e pikëve në fushën e tyre, çka i ndihmon që të konsolidoj­në pozitat në pesëshen e parë të Grupit A. Tashmë kanë 27 pikë, po aq sa vetë kryeqyteta­sit dhe Besëlidhja. Ndeshja ka pasur volum loje për vendësit, të cilët me anë të Skukës dhe Likës vunë disa herë në provë portierin Laço. Sinjali i parë kërcënues vjen në të 5tën minutë, por gjuajtja e “bomberit” Skuka kalon vetëm ngjitur me shtyllën e dytë. Më pas provon Lika, por nuk ia del të finalizojë. Dinamovitë­t janë parë gjithë kohës në mbrojtje, duke shpresuar të dilnin në kundërsulm nga ndonjë gabim i vendësve. Në minutën e 33-të, Karaj shfaqet rrezikshëm nga një goditje dënimi jashtë zone, por mbrojtja largon gjithçka. Skuka me vështirësi ndjek aksionin dhe gjuan, por portieri i bluve pret gjithçka. Këtu mbyllet dhe pjesa e parë. E dyta nis me dy zëvendësim­e për vendësit. Në të 47-ën, pas një topi të servirur nga Lika për Kallucin, ky i fundit pengohet në zonë dhe gjyqtari nuk heziton dhe tregon pikën e bardhë. Skuka gjuan penalltinë dhe nuk fal, 1-0 për Korabin. Ky gol rrit shpresat e dibranëve për të gjetur edhe të dytin. Loja ka qenë mjaft e mirë nga të dyja krahët për vendësit. Kalluci dhe Osmani servirën shpesh topa për Likën dhe Skukën, por edhe qendra e mbrojtjes me E. Hoxhën dhe Doçin nuk i kanë lejuar sulmuesit blu t’i afroheshin portës së Birjes. Në të 68-ën, Lika gjuan me kokë brenda zonës, por pret Laço që është i pakalueshë­m. Në të 80ën, sërish Skuka provon nga distanca, por topi përplaset në tra. Vërshëllim­a e gjyqtarit, që sinjalizoi përfundimi­n e takimit, e gjen rezultatin e pandryshua­r. Dibranët matematiki­sht janë pozicionua­r në vendin e pestë dhe festa është legjitime. Lojtarët ndërsa dilnin nga autobusi janë pritur me “Vallen e rrugës” dhe me 20 mijë lekëshe prej trajnerit Bubeqi.

 ??  ?? Festa e skuadrës së Korabit pas fitores së djeshme
Festa e skuadrës së Korabit pas fitores së djeshme

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania