Panorama Sport (Albania)

Iliria ndal Besëlidhje­n, tension për një pikë në Fushë-Krujë

Mbyllet pa gola, vendësit zbresin në vendin e 9-të

- Bujar Balliu

Iliria nuk shkon më larg se barazimi pa gola kundër Besëlidhje­s. Edhe pse në “Redi Maloku” u prodhua lojë e mirë dhe raste, vendësit shpërdorua­n shumë përpara portës kundërshta­re. Me këtë rezultat, skuadra e teknikut Fatmir Sala zbret në vendin e parafundit të renditjes, ndërsa Besëlidhje­s kjo pikë i shërben sa për statistikë, pasi tashmë e ka siguruar pesëshen e parë. NDESHJA – Loja nis me një top në zonën e miqve, të cilët në tentativë për të larguar rrezikun, për pak sa nuk shënojnë në portën e tyre, por për fat “sfera” përfundon jashtë. Kundërpërg­jigjja vjen nga Tourod Kamara, i cili nis një “predhë” në drejtim të portës së fushëkruja­sve, por tregohet i vëmendshëm Demi, që grushton dhe neutralizo­n gjithçka. Iliria provon të sulmojë nga krahët me Turkajn, që shfaqet rrezikshëm përpara portës së Bajrit, por nuk arrin që të zhbllokojë sfidën, kjo edhe për meritë të skuadrës mike, e cila është rreshtuar mjaft mirë. Besëlidhja vetëm mbrohet dhe heraherës tenton të sulmojë me Kamaranë, por Demi bën mrekulli duke shpëtuar portën në disa raste. Pjesa e parë do të mbyllej me rrjeta të paprekura, ndërsa e dyta nis me një Iliri më kërkuese. Është Dule ai që jep shkëndijën e parë, duke provuar në pozicion diagonal portën, por grushton Bajri. Janë minuta që flasin vetëm për vendësit, Turkaj kroson në zonë, Xhabrahimi provon me kokë, por sërish pa rezultat. Tentativa të shumta dhe goditje drejt portës nga Kabiru, Hoxha dhe Xhaferri, por Bajri bën mrekulli. Një kundërsulm i miqve zë të papërgatit­ur vendësit dhe ai që përfiton është Edmond Hoxha, e megjithatë Demi reagon në kohë dhe ruan portën e paprekur. Sakaq, fundi i lojës nuk ka qenë fort i qetë, ndërsa u pa që është tentuar të sulmohet arbitri i 4-t i kësaj ndeshjeje, Olti Çela. Gjithsesi, ndërhyrja në kohë e të pranishmëv­e bëri që situata të normalizoh­ej.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania