Panorama Sport (Albania)

Tomorit nuk i del inati: Apolonia, ekip tavoline

“Lëpirës të diktaturës, Zoti i ndëshkoi këta palaço”

- ERIS SYLYKU

Tomori duket se e ka seriozisht çështjen e “bojkotit” për ndeshjen e sotme. Edhe pse në program kanë që të luajnë kundër Bylisit në “Adush Muça”, ata kanë në plan që të mos udhëtojnë. Beratasit, vendimin e marrë e bën publik edhe për mediat nëpërmjet një konference për shtyp gjatë së enjtes. Ajo deklaratë në fakt, u mor fillimisht më shumë si një kërcënim, e megjithatë, sipas informacio­neve që ka rezervuar “Panorama Sport”, mësohet se stafit teknik dhe futbollist­ëve u është lënë pushim absolut dita e diel, duke shmangur në këtë mënyrë axhendën e ndeshjes për javën e 17-të të Kategorisë së Parë. Megjithatë, nuk përjashtoh­et as mundësia e ndonjë surprize të momentit të fundit. Ekziston një përqindje e vogël që ky takim të luhet normalisht dhe klubi i Tomorit të ndryshojë “kurs” në orët e fundit. Duke ditur penaliteti­n që rezervon rregullorj­a e FSHF-së në të tilla raste, as ky opsion nuk mund të përjashtoh­et asesi. Dhe në fakt, rregullorj­a e Kodit të Disiplinës Sportive e thotë qartazi: “Nëse një klub nuk paraqitet në ndeshje, ka humbje në tavolinë 3-0 dhe -3 pikë nga klasifikim­i”. Dhe një masë e tillë do t’ia ndërlikont­e edhe më shumë pozitat beratasve, që tashmë do të luajnë për mbijetesë.

IRONIA ME FIERAKËT

Drejtuesve të klubit nuk u del inati me vendimin e njëanshëm dhe me dy standarde të Komisionit të Disiplinës. Humbja në tavolinë 0-3 ndaj Apolonisë nuk është kapërdirë lehtë nga beratasit, të cilët kanë lëshuar një “lumë” akuzash përgjatë kësaj jave në drejtim të institucio­nit të futbollit. Megjithatë, nuk e kanë lënë me kaq dhe duket se “material” u ka dhënë edhe humbja e kundërshta­rit ndaj Orikumit. Madje, pasi mësuan rezultatin final të fierakëve, nuk kanë ngurruar që t’i ironizojnë. Me anë të një statusi në faqen zyrtare në “Facebook”, ata i cilësojnë lëpirës të diktaturës. “E kuptoni tani se çfarë skuadre ka Apolonia? Nuk ia kemi ne fajin që i kthyem rezultatin dhe kurdisën atë çorbën me pretendim që mund të ishin në 5shen e parë. Ata janë skuadër tavoline dhe lëpirës të diktaturës. Zoti i ndëshkoi dhe do t’i rindëshkoj­ë këta palaço. Sërish do luani me ne, do e shohim edhe forcën tuaj...”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania