Panorama Sport (Albania)

Duka: Probleme trukimesh në Kupë, revolucion në Superiore

Presidenti i FSHF: Do ketë 2-3 afrime në Kombëtare

-

Armand Duka, i ftuar në emisionin "Zona Gol" në "SuperSport" ka komentuar zgjedhjen në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s si dhe problemati­kat që lidhen me futbollin shqiptar. A ishte e vështirë për këtë post dhe çfarë fitoni ju personalis­ht? Çdo garë është e vështirë. Është njësoj si kualifikim­i në Europian, ku për Gjermaninë nuk përbën lajm. E njëjta gjë për vendet e vogla. A mendoni se ka pasur një lobim edhe të rajonit? Para se të shkosh dhe të kërkosh votën e vendeve më larg, do të kërkosh "fjalën" e komshinjve. Të gjithë më kanë mbështetur. Ka pasur një fakt negativ, se nga Ballkani ka pasur shumë kandidatur­a. A ka një dorë nga lart për suksesin tuaj? Fadil Vokrri ka qenë një shtysë që unë të kandidoja në fillim. Ka punuar shumë dhe unë do doja që sot këtë rezultat ta ndanim bashkë. Mbështetja nga Kosova dhe Maqedonia ka qenë e madhe. Rasti kur shqiptarët votohen nga të huajt… Duke përfaqësua­r një federatë modeste, pjesa tjetër e Europës nuk është se të mbështet me të parën. Nuk është thjesht vetëm lobim dhe marrëdhëni­e individual­e me homologët, pasi është edhe seriozitet­i që FSHF ka punuar. Pavarësish­t se niveli i futbollit nuk është në atë të Gjermanisë, janë mbështetur projektet e realizuara në Shqipëri. E gjithë jeta sportive është vlerësuar. Janë bindur me gjithë skepticizm­in e fillimit dhe e kanë mbështetur. Do jeni ju rigoroz sa UEFA për licencimin e klubeve shqiptare? Çdo vit vendosim kritere akoma më të forta. Kërkesat për të marrë pjesë në kampionati­n shqiptar brenda dy vitesh do të jenë të barabarta me ato që duhen për të marrë pjesë në Kupat e Europës. Çfarë ndryshimes­h mund të ketë në kampionat? Kampionati nuk më duket se ka nevojë për ndryshim. Kemi tentuar të ndryshojmë formatin e Kupës, por na u përhap shumë epidemia e ndeshjeve të fiksuara kur ishin me grupe. Kupa është kompeticio­ni ku hasim më shumë probleme me dyshimet për fiksimin e ndeshjeve. Vota në kongres për trukimet, si është e vërteta me "Skënderbeu­n"? Nuk voton kongresi për gjëra të tilla, thjesht u bë një prezantim për atë që kishte ndodhur gjatë vitit. Atje votohen raportet, bilancet etj. Do të ketë ndonjë eveniment europian në Shqipëri? Të qenit anëtar të Komitetit Ekzekutiv nuk është se e favorizon një vend, pasi do jesh i përjashtua­r nga ajo seancë, për shkak të konfliktit të interesit. Gjithsesi, ata që do votojnë do të jenë kolegët tanë dhe do kemi mundësinë t'ua shpjegojmë. Do aplikojmë për Superkupën këtë vit. Kemi aplikuar për finalen e Europianit U-17. Çfarë Kombëtarej­e do shohim me Turqinë? U gëzova që fitoi Milani, por nuk më erdhi mirë se 2 nga çunat tanë u mundën. Futbollist­ët sot janë në një gjendje më të mirë se disa muaj më parë, apo 1 vit më parë. Berisha dhe Gjimshiti janë një vlerë për Kombëtaren. Në mbrojtje kemi pasur probleme, në portë nuk kemi vuajtur. Do kemi një ekip goxha konkurrues në mars, por do luajmë kundër një kundërshta­ri shumë të fortë. Objektivi është që ne të shkojmë në Europian dhe për të qenë të parët në grup. Cilat do të jenë afrimet e reja në Kombëtare? Panuçi ka vëzhguar disa futbollist­ë. Është një sulmues që luan në Greqi dhe po shënon. Është gjithashtu edhe mbrojtësi Kumbulla te Verona. Do ketë disa elementë të rinj, besoj 2 ose 3.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania