Panorama Sport (Albania)

Piontek e Çalhanoglu, Milani në ekstazë

Dy herë polaku e "rikthimi" i turkut, “Djalli” ruan vendin e 4-t

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Agresiv aq sa duhet, praktik dhe cinik siç vetëm të mëdhenjtë dinë të jenë. Në mes një automat që ngrihet dhe mbush ekipin me pjekuri, atë të nevojshmen për të arritur një vend në Champions. Ky është Milani aktual, një skuadër që ngre zërin në një sfidë direkte për vendin e katërt dhe fiton në shtëpinë e Atalantës, ndjekësen më të afërt. 3-1 me të cilin kuqezinjtë siguruan ndeshjen e djeshme, është një provë force dhe rritjeje të një grupi që ka vuajtur jo pak. Edhe dje "Djalli" kaloi në disavantaz­h, por ndryshe me ca kohë më parë, arriti të reagojë në momentet më të duhura të mundshme. Gola për të fituar tri pikë, por edhe për të shuar zjarrin e reagimit vendës. Sikur të mos mjaftonte misioni i kryer me "helmeta" (porosi në konferencë e Gatuzos), skuadra rigjen Çalhanoglu­në dhe merr konfirmime­t e radhës nga Piontek.

SINJAL - Goli fantastik me të cilin Piontek barazon në fundin e pjesës së parë i shërben ekipit për një mesazh: Ka dy Milan, para dhe pas Piontek. Pa polakun kuqezinjtë do të ishin shkërmoqur nga goditjet e Atalantës, e cila gjen golin në minutën e 33-të me meritë, pas një pjese të parë të dominuar në shumë aspekte. Pasi Iliçiç përpin me driblimet e tij mbrojtjen kuqezi, shërben për Frojler, i cili gjen golin falë edhe të një ndërhyrjej­e jo fort të studiuar të Donarumës. Ky ishte Milani pa Piontek, teksa në të vetmen minutë shtesë të pjesës së parë, polaku nis të "piontekizo­jë" vendësit. Krosim nga Rodrigez dhe polaku shënon golin e gjashtë në pesë ndeshje si kuqezi. Topi në rrjetë në të parën goditje dhe një mesatare prej një realizimi çdo 53 minuta. Ritëm monstruoz i 23-vjeçarit.

MESAZH - Sinjali kuqezi vijon të jetë pa ndërprerje edhe në fraksionin e dytë. Në çerek ore lojë, gatuzianët korrigjojn­ë dy defekte të vjetra. Çalhanoglu ndërpret agjërimin e golit, që zgjaste prej majit të vitit të kaluar, teksa skuadra shënon edhe me kokë (përsëri Piontek), dy mënyra që për hir të së vërtetës, nuk janë specialite­t i "Djallit". Atalanta përpiqet, ndryshon skemë dhe interpretu­es, por Romanjoli me shokët nuk tremben më si dikur. Milani mbron dhe sulmon në bllok. Ide të qarta dhe vertikaliz­ime. Paketa nuk është Kaka, por personalit­eti i tij është i fortë, injekton vetëbesim te skuadra dhe ndihmon manovrën. Rivalët tashmë janë paralajmër­uar, Milani është ekipi që duhet mundur për vendin e katërt.

NJË-DY - Çalhangolu përmbys rezultatin në minutën e 10-të, teksa përfiton nga një largim i dobët i topit nga Hatebër. Balistika kaq shumë e përfolur nga Gatuzo materializ­ohet në një nga sfidat më delikate të sezonit kuqezi. Turku ndikon edhe në golin e tretë, pasi ekzekuton goditjen nga këndi, që befason Berishën dhe sjell realizimin me kokë të Piontek. Pjesa e mbetur e sfidës është administri­m i thjeshtë, me vendësit që mundohen të gjejnë fillin e një gare të humbur në minutën shtesë të pjesës së parë. Zapata shndërrohe­t në anonim, Gomez ofron vetëm një tentativë nga larg, teksa Milani ndërkohë është bërë cinik, siç u ka hije ekipeve të mëdha. Atyre që kërkojnë Champions-in...

 ??  ?? Min 61', Berisha gabon në dalje, Piontek ndëshkon Atalantën
Min 61', Berisha gabon në dalje, Piontek ndëshkon Atalantën

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania