Panorama Sport (Albania)

Milan, 100 milionë euro për Garet Bejl

-

Pas largimit të Kristiano Ronaldos nga Reali i Madridit, pesha e golave te madrilenët ka rënë mbi Karim Benzemanë dhe Garet Bejl. Uellsiani është i preferuari i presidenti Florentino Perez, i cili vështirë se do ta lejojë të largohet, por sipas mediave spanjolle ditët e Bejl në kryeqyteti­n spanjoll janë drejt fundit. Për largimin, shkaktari mund të jetë Milani. Kuqezinjtë do të kërkojnë një yll në rast se arrijnë të kualifikoh­en në Ligën e Kampionëve dhe me sa duket janë të gatshëm të paguajnë 100 milionë euro për të marrë pronësinë e kartonit të 29vjeçarit. Mëngjarash­i në fakt do të mbushë 30 vjeç në korrik dhe duket disi e vështirë që "Djalli" të bëjë një sforco ekonomike për një lojtar me këtë moshë. Në këtë kontekst administra­tori Ivan Gazidhis refuzoi afrimin e Zlatan Ibrahimovi­çit në merkaton e janarit, afat kohor gjatë të cilit likuidoi edhe Gonzalo Higuainin duke e lejuar të largohet te Çelsi pavarësish­t kontratës që kishte në fuqi. Nëse Garet Bejl do të ketë në plan të largohet në përfundim të sezonit, Milani do të luajë letrat e tij. Leonardo dhe Maldini prej kohësh kërkojnë një anësor ofensiv dhe uellsiani do të ishte ideali, pavarësish­t se deri në këtë pikë të sezonit ka shënuar vetëm gjashtë herë. Mosha dhe paga e lartë janë dy pengesa të konsiderue­shme, sidomos duke pasur parasysh se Bejl në Madrid arkëton 17 milionë euro në sezon. Kontrata e tij skadon në vitin 2022, por do të jetë vendi i 4-t i kuqezinjve që do të hedhë më shumë dritë mbi ecurinë e bisedimeve, të cilat sidoqoftë do të zhvillohes­hin vetëm pas përfundimi­t të kampionati­t italian dhe atij spanjoll.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania