Panorama Sport (Albania)

Spaleti: Vendosëm rregull, Ikardi sërish jashtë ekipi

"Mauro ka probleme fizike. Sjellja ndaj skuadrës, thelbësore"

- Përgatiti: LEDIO NASE

Krijoi, me "ndihmën" e Vandës, jo pak po lemika lidhur me rinovimin e kontratës, çka solli heqjen e shiritit nga klubi dhe mosgrumbul­limin për transfertë­n e Ligës së Europës në Vjenë. Dhe nuk mund të ndodhte ndryshe: Mauro Ikardi ishte edhe argumenti kryesor i konferencë­s për shtyp të Luçiano Spaletit përpara ndeshjes kundër Sampdorias, brenda një jave të tensionuar. "Për ne ishte një zgjedhje e dhimbshme, por për rolin që më është caktuar, e rëndësishm­e është të jesh i drejtë dhe korrekt për Interin dhe grupin", ka komentuar trajneri. "Në dhomat e zhveshjes gjithçka duhet thënë hapur. Ky nuk ishte një vendim kundër Ikardit, por në favor të Interit. Dialogu i djeshëm? (i së premtes: këtu Spaleti i referohet mbledhjes së shkurtër mes sulmuesit dhe një pjese të drejtuesve). U mor një masë drejt korrektësi­së, duhet të marrin në konsiderat­ë klubin dhe tifozët. Nuk vendos individi, por skuadra". Spaleti vijoi: "Nuk mund të silleshim ndryshe, kjo situatë na krijoi shqetësim, por jemi gati për gjithçka në të mirë të skuadrës. Ikardi është i fortë, duam që të jetë me ne si çdo futbollist i fortë. Por, momentalis­ht nuk do të aktivizohe­t".

HAPËSIRË LAUTAROS -

Në fushë kundër Sampdorias, sot në 18:00, do jetë përsëri Lautaro: "Është një futbollist i fortë, që më pëlqeu menjëherë. Një luftëtar i gatshëm të hidhet në zjarr", shtoi. "Ka personalit­et, e patë mënyrën se si e mori topin për të goditur penalltinë në Vjenë? Nuk ishte një veprim tërësisht pozitiv, ta pranojmë... sepse penalltinë duhet ta godasë më i miri. Por, në atë moment, nëse dikush është plotësisht i bindur, i duhet hapur rruga. Lautaro, krahasuar me Mauron, lëviz me më shumë thjeshtësi jashtë zone. Është e nevojshme të shikojmë nëse ka të njëjtën forcë edhe brenda. Në çdo rast, derisa Ikardi të qëndrojë tek Interi mbetet një lojtar thelbësor, një forcë për t'u përdorur në të mirë të skuadrës. Megjithëse në një skuadër shihen golat e shënuar, por edhe ata të pësuar nga reparti i mbrojtjes. Si duhet të veprojë Mauro për t'u rikthyer brenda fundit të sezonit? Të mendojë në mënyrë logjike, mbi të gjitha në brendësi të kontekstit të skuadrës, në respekt të shokëve dhe të rregullave. Është shumë e thjeshtë. Më duhet të ruaj një 'fortesë': dikush ndonjëherë mund të kalojë sipër, në raste të tjera jo". Një koment edhe për paraqitjen e skuadrës në Vjenë: "Një reagim pozitiv, edhe pse kur ka një tension të fortë brenda kokës së lojtarëve nuk është e lehtë të fitosh. Këtu tek Interi nuk jemi ende psikologji­kisht solidë për të përdorur pilotin automatik".

LIDER - Spaleti gjeti mënyrën edhe për të uruar Ranokian, i cili dje festoi datëlindje­n e 31-të: "Është kapiteni i vërtetë i grupit, ai që ka folur më shpesh dhe ka dalë gjithmonë përpara situatave për të mbrojtur Interin, ai që nuk gabon asnjë mesazh në rrjetet sociale, ndërsa të tjerët kalojnë limitin... Lideri është ai që qëndron brenda skuadrës dhe nuk e dallon deri në momentin kur shfaqet një problem dhe ai e zgjidh. Kapiten nuk është ai që qëndron i distancuar. Edhe Borha Valeron e përfshij në këtë kategori, një person që flet në mënyrë korrekte". Në fund, lidhur me paralelin e çështjes "Toti" në 2016-ën: "Mos bëni krahasime, në këtë rast vendimin nuk e mora unë, por Interi. Madje, edhe në atë rast ishte Roma".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania